Kaka në Milan, të martën firmosja

Transferimi i brazilianit Rikardo Kaka drejt Milanit tashmë është çështje e kryer shkruan gazeta italiane Correre dello sport.

Sipas të përditshmes italiane tashmë klubi mbretror dhe përfaqsuesit e Milanit kanë rënë dakord për kushtet.

Sipas gazettes italiane ditën e martë Galliani do të udhtojë drejt Madridit për ta zyrtarizuar transferin tashmë të përfunduar.

Rikthimin e Kakas në Milan e paralajmëroi edhe bashkëshortja e brazilianit e cila javën e kaluar pas një vikendi në qytetin Italian, në twiterin e saj shkruajti “Mirupafshim Milan, shihemi së shpejti”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button