Më pak NO2 dhe PM-2.5 grimca janë thithur në Shkup gjatë karantinës, konfirmon hulumtimi i QNK-së

Më pak dyoksid azoti (NO2) dhe PM-2.5 grimca janë thithur në Shkup në periudhën e karantinës nga 18 marsi deri më 26 maj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, tregon hulumtimi për ndikimin e komunikacionit mbi ndotjen e ajrit në Shkup, i zbatuar nga ekipi i ekspertëve i udhëhequr nga prof. dr. Dejan Mirakovski, prorektor në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip dhe Qendra për ndryshime klimatike, shkruan Meta, njofton Portalb.

Nga Qendra për ndryshime klimatike shprehin keqardhje që ka të dhëna të paplota dhe orar joadekuat kohor në periudhën e krahasimit (2019 vs 2020), që në masë të madhe e kanë kufizuar numrin dhe llojin e pikave të matjes në aglomeratin Shkup, të cilat të cilat të dhëna kanë mundur të krahasohen, ndërsa të cilat janë nën kapelën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Nga këto arsye, në krahasimin e koncentracioneve të dyoksid azotit, është përfshirë pika e matjes Lisiçe, në krahasimin e koncentracioneve të grimcave të suspenduara të forta – fraksion РМ 10 janë përfshirë pikat Qendër dhe Rektorat (me periudha pjesërisht të modifikuara), derisa në krahasimin e koncentracioneve të grimcave të forta të supsenduara – fraksion РМ 2.5 është përfshirë vetëm pika Qendër edhe atë në periudhën pas përfundimit të masave të karantinës”, informuan për “Meta.mk” nga Qendra për ndryshime klimatike.

Analizat e ajrit në Shkup janë bërë për periudha më të gjata kohore, të përkufizuara si periudha para KOVID krizës (nga 1 janari deri më 17 mars), periudha e karantinës (18 mars deri 26 maj) dhe periudhës pas karantinës (26 maj deri më 30 gusht).

Analiza e ndryshimeve të koncentracionit të oksideve të azotit në pikën matëse Lisiçe tregojnë tendencë të qartë të reduktimit të koncentracioneve gjatë gjithë vitit 2020, veçmas e paraqitur në periudhën gjatë masave karantinë, thonë nga Qendra për ndryshime klimatike.

“Përkatësisht, në muajt e parë të vitit 2020, në periudhën para KOVID krizës, vërehet zvogëlim i konsiderueshëm statistikor i koncentracioneve të oksideve të azotit prej rreth 21 përqind në raport me vitin 2019.Trendi i zvogëlimit është shumë më i theksuar në periudhën e masave të karantinës, kur vërehet dallim shumë i madh statistikor, me ulje të vlerave mesatare prej rreth 50%. Trendi i zvogëlimit ka rëndësi statistikore edhe në periudhën e përfundimit pas përfundimit të masave pas karantinës, mirëpo sërish reduktimi i vlerave mesatare kthehet në nivel prej rreth 21%, ngjashëm sikur edhe para fillimit të karantinës. Gjithë kjo, pa dyshim çon në konkluzionin se ndryshimet në intensitetin dhe orarin kohor të komunikacionit, kanë rezultuar me reduktim të konsiderueshëm statistikor i koncentracioneve të oksidit të azotit, që në fakt janë indikatori më i shpeshtë i ndotjes së ajrit nga komunikacionit”, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i realizuar.

Ngjashëm sikur edhe te oksidet e azotit, koncentracionet e grimcave të forta të suspenduara PM-2.5, shënojnë rënie të butë në raport me vitin 2019 në periudhën para KOVID 19 krizës për rreth 16%, por ato nuk mund të vlerësohen se kanë rëndësi statistikore.

“Në periudhën e lëvizjes së kufizuar me përfshirje të masave të karantinës, vërehet dallim i konsiderueshëm statistikor i vlerave mesatare prej rreth 27%, kurse ndryshimet në periudhën pas masave të karantinës nuk janë analizuar për shkak të të dhënave të pamjaftueshme”,thonë nga Qendra për ndryshime klimatike.

Analizat e ajrit në Shkup janë bërë për periudha më të gjata kohore, të përkufizuara si periudha para KOVID krizës (nga 1 janari deri më 17 mars), periudha e karantinës (18 mars deri 26 maj) dhe periudhës pas karantinës (26 maj deri më 30 gusht).

Analiza e ndryshimeve të koncentracionit të oksideve të azotit në pikën matëse Lisiçe tregojnë tendencë të qartë të reduktimit të koncentracioneve gjatë gjithë vitit 2020, veçmas e paraqitur në periudhën gjatë masave karantinë, thonë nga Qendra për ndryshime klimatike.

“Përkatësisht, në muajt e parë të vitit 2020, në periudhën para KOVID krizës, vërehet zvogëlim i konsiderueshëm statistikor i koncentracioneve të oksideve të azotit prej rreth 21 përqind në raport me vitin 2019.Trendi i zovëglimit është shumë më i theksuar në periudhën e masave të karantinës, kur vërehet dallim shumë i madh statistikor, me ulje të vlerave mesatare prej rreth 50%. Trendi i zvogëlimit ka rëndësi statistikore edhe në periudhën e përfundimit pas përfundimit të masave pas karantinës, mirëpo sërish reduktimi i vlerave mesatare kthehet në nivel prej rreth 21%, ngjashëm sikur edhe para fillimit të karantinës. Gjithë kjo, pa dyshim udhëzon në konkluzionin që ndryshimet në intensitetin dhe orarin kohor të komunikacionit, kanë rezultuar me reduktim të konsiderueshëm statistikor i koncentracioneve të oksidit të azotit, që në fakt janë indikatori më i shpeshtë i ndotjes së ajrit nga komunikacionit”, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i zbatuar.

Ngjashëm sikur edhe te oksidet e azotit, koncentracionet e grimcave të forta të supsenduara PM-2.5, shënojnë rënie të butë në raport me vitin 2019 në periudhën para KOVID 19 krizës për rreth 16%, por ato nuk mund të vlerësohen me rëndësi statistikore.

“Në periudhën e lëvizjes së kufizuar me përfshirje ë masave të karantinës, vërehet dallim i konsiderueshëm statistikor i vlerave mesatare prej rreth 27%, kurse ndryshimet në periudhën pas masave të karantinës nuk janë analizuar për shkak të të dhënave të pamjaftueshme”,thonë nga Qendra për ndryshime klimatike.

Pikërisht kjo pikë e matjes në Qendër, ku gjatë karantinës ka pasur sasi të zvogëluar të PM-2.5 grimcave është e ekspozuar në komunikacion intensiv, ndërsa zvogëlimi i koncentracioneve mesatare të grimcave të forta të suspenduara – fraksioni PM 2.5 në periudhën e karantinës, mund të lidhet me intensitetin e reduktuar në komunikacion.

“Mirëpo, vlerësim real i efektit nga zvogëlimi i intensitetit të komunikacionit, është thuajse i pamundur për shkak të vëllimit të zvogëluar të të dhënave dhe të pamundësisë për t’u analizuar të dhënat nga lokacione të cilat nuk janë drejtpërsëdrejti të ekspozuara në komunikacion intensiv”, thonë nga Qendra për ndryshime klimatike.

Ata shtojnë që është i saktë konstatimi i përgjithshëm që në gjysmën e parë të vitit 2020 shfaqet tendencë e butë e zvogëlimit në të gjithë komponentët ndotës në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Mirëpo, gjatë kësaj, duhet të merret parasysh fakti që koncentracionet e materieve të veçanta ndotëse në ajër, kohë dhe hapësirë nuk varen vetëm nga intensiteti i burimeve, por në masë të madhe nga kushtet shumë ndryshueshme klimatike, që shpiejnë deri në difuzion (hollim) të tyre apo koncentracion.

Në hulumtimin e realizuar për ndikimin e komunikacionit mbi ndotjen e ajrit në Shkup, për sigurim të informatës për rëndësi statistikore të dallimeve të detektuara, është përdorur, i ashtuquajturi t-test i vlerave mesatare të ekzemplarëve të çiftëzuara. Gjithashtu, për sigurim të përfaqësimit, në analiza janë përfshirë vetëm të dhëna me cilësi përkatëse, në pajtim me rregullat/rregulloret nacionale dhe evropiane.

Vetëm te PM-10 grimcat në hulumtimin për muajt e parë të vitit 2020 thuhet që ekziston trend i lehtë i zvogëlimit të tyre prej rreth 10% në krahasim me vitin 2019 në pikat e matjes Qendër dhe Rektorat, por ato nuk mund të vlerësohen me rëndësi statistikore.

“Gjendja në dy lokacionet, megjithëse të ekspozuara në komunikacion intensiv, është e ngjashme edhe në periudhën e lëvizjes së kufizuar me aktivizimin e masave të karantinës, kur në lokacionin qendër, thuajse nuk ka dallim në vlerat mesatare, ndërsa në lokacionin Rektorat vërehet zvogëlim i butë prej rreth 10%, por edhe në këtë periudhë, dallimet nuk mund të vlerësohen me rëndësi statistikore. Dallimet në krahasim me vitin 2019 janë diçka më të mëdha në periudhën pas masave të karantinës (gjatë verës), kur pika e matjes Qendër shënon rënie prej rreth 16%, ndërsa pika e matjes Rektorat, rënie prej rreth 41%, me ç’rast dallimet mund të vlerësohen me rëndësi statistikore për dy lokacionet”, thonë nga Qendra për ndryshime klimatike.

Përndryshe, qëllimi themelor i këtyre analizave ka qenë të lidhen ndryshimet e koncentracioneve të materieve ndotëse, me ndryshimet në intensitetin e burimeve gjatë KOVID-krizës, si një nga mënyra për vlerësim të ndikimit të burimeve të posaçme në ndotjen e përgjithshme.

“Duke i pasur parasysh ndryshimet në intensitetin dhe orarin kohor të komunikacionit, në periudhën para dhe gjatë krizës KOVID 19, ndërsa në bazë të analizave të realizuara statistikore, pjesëmarrja e komunikacionit në ndotjen e përgjithshme të ajrit me okside azoti mund të vlerësohet në rang nga 25 deri 35 përqind, ndërsa në ndotjen e grimcave të forta të suspenduara-fraksion РМ 2.5, diku në rangun nga 5 deri 15 përqind. Duhet të theksohet që këto vlerësime janë të limituara, para se gjithash për shkak të mbulimit joadekuat kohor dhe cilësisë të pamjaftueshme të të dhënave, si dhe të pamundësisë për t’u analizuar të dhënat nga lokacionet që nuk janë drejtpërsëdrejti të ekspozuara në komunikacion intensiv”, thuhet në konkluzionin e këtij hulumtimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button