Spasovski: Kemi plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se MPB ka plan të posaçëm operativ natën e 31 dhjetorit si dhe për ditën e nesërme, më 1 janar, njofton Portalb.

Spasovski edhe njëherë ka apeluar për kremtim të ndërgjegjshëm, pas grupime të mëdha dhe rrezikim të shëndetit publik. Paralajmëron se nëse dikush drejtpërdrejtë e rrezikon shëndetin e qytetarëve do të duhet të bart përgjegjësi.

“Janë zhdukur thirrjet për kremtime nëpër vikend- shtëpiza për fundvit pasi filluam me apelet dhe kontrollet përmes Sektorit për parandalim pranë MPB-së. Prania policore çdoherë ka qenë e përforcuar rreth fundvitit dhe festat tjera gjatë janarit pasi është me rëndësi të ruhet rendi publik dhe qetësia dhe këtë e tregoi numri i vogël i paraqitjeve dhe incidenteve vitin e kaluar. Kemi plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit si dhe për ditën e 1 janarit, prandaj apeloj për kremtim të ndërgjegjshëm pa grupime të mëdha dhe rrezikim të shëndetit publik dhe nëse dikush drejtpërdrejt e rrezikon shëndetin e qytetarëve do të duhet të bart përgjegjësi”, ka shkruar ministri Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button