Po kërkove gjen, po edhe ar! (VIDEO)

Një kërkues amator në Australi ka gjetur një copë të madhe ari, që peshon 5.5 kilogram. Duke përdorur një detektor metali, ai gjeti të mërkurën copën në qytetin Ballarat, 60 centimetër nën tokë. Vlera e copës së arit shkon në 315 mijë dollarë.

Personi që gjeti arin tha për mediat vendase se ka gjetur edhe më parë ar, por natyrisht jo në këto përmasa.

“Nuk ka asgjë më të mirë se të kërkosh ar. Është një gallatë e vërtetë,” tha ai. Ndërsa eksperte te tjerë në gjetjen e arit u shprehen se prej 163 vitesh kërkonin ar dhe nuk kanë bërë një zbulim të tillë. 

Copëza e arit ka formën e shkronjës Y dhe u zbulua te mërkurën 60 centimetra nën sipërfaqen e tokës, në atë që vendasit e quajnë miniera e arit pranë qytetit të Ballara-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button