Mirë se erdhët në Vizbeg: Vendbanimi në mes të deponisë së egër nga e cila ushqehen banorët e saj (FOTO)

Vetëm tre kilometra nga qendra e Shkupit, gjendet një nga vendbanimet më të ndotura në shtet. Në mes të komunës Butel dhe Shuto Orizarës është Vizbegu, pozita gjeografike e së cilës është në deponi, shkruan Portalb.mk.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Që nga fillimi i vendbanimit e deri në fund, thuajse secila shtëpi dhe secili cep është plot me mbeturina dhe qen endacak. Këto mbeturina i hedhin vet banorët, por edhe ndërmarrja komunale e komunës Shuto Orizarë si dhe shumë të tjera.

Të rinjtë nga ky vendbanim, deponinë e konsiderojnë si vend ku mund të përfitojnë. Ata, çdo ditë me kuaj dhe mjete motorike tjera shkojnë për të selektuar mbeturina. Zakonisht grumbullojnë plastikë, por shpesh gjejnë hekur dhe bakër.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në mëngjesin kur e vizituam deponinë nuk dukej se dita do të jetë shumë ndryshe nga ditët tjera “normale” në këtë vendbanim.

Një grup i të rinjve me rimorkio, ndërsa një grup tjetër me karrocë të adaptuar të montuar në moped lëviznin paralelisht në drejtim të deponisë.

Mirëpo atë ditë, aty ku rregullisht shkojnë të mbledhin mbeturina, kishte dhjetëra gazetarë dhe kamera që ishin duke pritur deklarata, ndërsa jo larg prej tyre, 4 kamiona pritnin ekskavatorët që ishin afër tyre t’i ngarkojnë me mbeturina nga deponia.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Krahas asaj që ishin të befasuar nga pamja e tillë e papritur, ata vazhduan. Patjetër e kishin të bënin atë për çka kishin shkuar te deponia.

Megjithatë, pasi vërejtën që ekskavatorët filluan t’i mbledhin mbeturinat nga të cilat jetojnë, të zhgënjyer u larguan nga vendi i krimit.

“Ne këtu çdo ditë mbledhim plastikë, nga kjo jetojmë”, thotë njëri nga të rinjtë që përpiqej da pengojë ekskavatorin që mblidhte mbeturina.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Derisa nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor thanë para gazetarëve dhe kamerave që është dhënë urdhër për t’u pastruar kodra dhe ai vend të shndërrohet në park, vetëm dhjetëra metra larg tyre, dilte një tym i zi.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Derisa i afroheshim tymit, e takuam familjen që ishte përgjegjëse për zjarrin. Në fakt, zjarri ishte ndezur afër shtëpisë së tyre, në mes të deponisë. Anëtarët e pranishëm të familjes u përpoqën ta shuajnë zjarrin, kush me kovë, kush me shishe.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Kërkuam sqarim nga familja përse e bëjnë këtë, kurse ata u përgjigjën duke thënë se janë të detyruar. Sipas tyre, edhe pse paguajnë për shërbime komunale, mbeturinat nga ai vendbanim nuk mblidhen. Prandaj, sipas tyre, mënyra më e mirë për t’u shpëtuar nga mbeturinat është t’i djegin ato.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Problemi me deponitë e egra në këtë vendbanim është çështje që zvarritet me vite.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Këtë herë, mes qytetarëve ka edhe optimistë, që presin autoritetet përfundimisht ta zgjidhin këtë problem në afat të gjatë.

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

This slideshow requires JavaScript.

Teksti dhe fotografia: Arbnora Memeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button