Protestë qytetare në Koçan kundër ndotjes së ajrit nga fabrika për letër “Pejper mill”

Protestë e re qytetare sot u mbajt para rrethit të fabrikës për letër “Pejper mill” në Koçan, si revoltë kundër ndotjes së ajrit nga oxhaku i fabrikës, shkruan MIA, njofton Portalb.

Në bllokimin dyorësh në bulevardin para hyrjes së fabrikës, qytetarët porositën se janë të pakënaqur nga veprimi i institucioneve dhe zgjidhja e ngadalshme dyvjeçare e problemit me ndotjen e ajrit në qytet.

“Për herë të katërt jemi mbledhur në protestë në këtë vend të krimit, që ta ngrisim zë[rin tonë dhe të vazhdojmë në luftën për ajër të pastër. Gjëja e vetme për çka i jemi falënderues ‘Pejper mill’-it është që pati sukses të na mbledhë neve qytetarëve, pa dllim të përkatësisë politike, fetare ose etnike dhe Koçanin ta bëjmë më të bashkuar se kurdo qoftë deri tani. Kjo është hera e fundit që të flasim dhe t’u bëjmë thirrje të gjithë institucioneve dhe inspektorateve, të marrin guximin dhe ta zgjidhin problemin e të mos na lënë neve të gjejmë zgjidhje tjera, nuk nuk janë karakteristike për ne. Ne jemi popull i qetë, por nuk jemi numër, jemi njerëz, kemi fëmijë dhe fo të luftojmë për ardhmërinë tonë dhe të tyre”, theksoi Zoran Todorov, përfaqësues i iniciatorëve të protestët.

Në protestën qytetare u theksuan edhe kërkesa më radikale për bllokim të hyrjes në fabrikë dhe mbyllje të saj, derisa për procesin prodhues nuk fillon të përdorë derivate më ekologjike.

Qytetarët e mbledhur shkuan para hyrjes në rrethin e fabrikës “Pejper mill”, prej nga u dërgua mesazh se më nuk do të protestohet, por do të ndërmerren masa të tjera për zgjidhje të problemit.

Pakënaqësia nga moszgjidhja e ajrit të ndotur vazhdoi me automjete para ndërtesës së vetëqeverisjes lokale dhe nëpër rrugët e Koçanit.

Para disa javësh, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor e dënoi kompaninë nga Koçani “Pejper mill” me 20.000 euro dhe obligim që për dy muaj të instalojë filter për të ndalur ndotjen e ajrit me PM10 grimca nga oxhaqet e saj. Gjobë mund të fitojë edhe Komuna e Tetovës e cila edhe krahas paralajmërimit që kaptazhi i ujit për pije për qytetin nuk është i mbrojtur dhe nën rrezik nga punimet ndërtimore të hidrocentralit të vogël Leshnicë, nuk ka ndërmarrë asgjë për ta siguruar, shkruan Meta, njofton Portalb.

Drejtoresha e Inspektoratit Ana Petrovska sot informoi që inspektorët në mënyrë aktive kanë punuar në pikën e re të nxehtë në Koçan, fabrika “Pejper mill”. Kompaninë, inspektorët e kanë vizituar muajin e kaluar kur është zbuluar që matjet janë bërë nga laborator i paakredituar dhe kur është bërë matje e jashtëzakonshme me ç’rast kanë konfirmuar që fabrika po ndot me pluhur dhe monoksid karboni mbi limitet e lejuara.

“Fabrika ishte e obliguar ta ndërrojë derivatin nga peleta në metan që të mos ndot. Ndërkohë ata kanë instaluar pajisje për ozonim dhe kanë realizuar korrigjime të pluhurosjes së ujit. Pas matjes së re të emetimeve, rezultatet sërish kanë qenë mbi nivelin e lejuar për çka është shqiptuar gjobë. Si zgjidhje të përhershme Pejper Mill do të duhet që në periudhën e ardhshme të instalojë filter dhe seriozisht t’i zvogëlohë emetimet e PM grimcave”, theksoi Petrovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button