Nuk janë në funksion ski- ashensorët në Kodër të Diellit

Qendra për skijim Kodra e Diellit informon se ski- ashensorët dhe teleferikët prej sot nuk do të punojnë pasi janë dëmtuar shtigjet e skijimit për shkak të kushteve jo të volitshme kohore. Gjatë ditëve bora është tretur dhe ka ulur ndjeshëm mbulesën e borës, ndërsa nuk ka pasur reshje të reja, njofton Portalb.

“I informojmë adhuruesit e skijimit se sot (26.12.2020) Qendra e skjimit Kodër e Dellit nuk do të jetë në funksion për shkak të kushteve kilimatiike jo të favorshme ku janë dëmtuar shtigjet e skijimit. Presim reshje të borës. Për
çfarëdo ndryshimi të gjendjes me kohë do të jeni të informuar”, kanë thënë nga Qendra e skijimit.

Më 16 dhjetor për herë trë parë këtë dimër janë lëshuar në përdorim teleferikët “Sh. Ilija” dhe “Ceripashana” dhe ashensorët e skive “Aerodrom” dhe “Ge”, pasi më parë është punuar në përgatitjen e terreneve. Teleferiku më gjashtë ulëse i cili ishte lëshuar në përdorim në shkurt 2020, nuk është vënë në funksion këtë periudhë dimri.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button