RMV, Banka Popullore pret rritje të çmimit të naftës në vitin 2021

Për vitin 2021 është kryer revizion rritjeje i çmimit të naftës, me ç’rast tani pritet që rritja të jetë pak më e madhe në krahasim me tetorin, njofton Banka Popullore në raportin e ri për treguesit makroekonomik, njofton Portalb.

“Revizioni rritës në pjesën më të madhe është reflektim i lajmeve pozitive lidhur me vaksinën për Kovid-19 dhe pritjet për kërkesë më të madhe, si dhe vendimi i vendeve nga OPEK+ për vazhdim të masës për ulje të ofertës së naftës në tregjet botërore. Nga ana tjetër, për vitin 2022vlerësimet janë më poshtë të reviduara, me ç’rast pritet ulje minimale, përkundër rritjes së vogël në tetor”, informojnë nga Banka Popullore.

Nga atje shpjegojnë se më 3 dhjetor të vitit 2020, vendet e OPEK+ kanë vendosur se grupacioni i vendeve do ta vazhdojë kufizimin e prodhimit të naftës, me ç’rast duke filuar nga janari i vitit 2021, kuotat për ulje të prodhimit të naftës do të jenë 7,2 milionë barelë në  një ditë, përkundër të deritanishmet 7,1 milionë barelë në një ditë (rritje e prodhimit të naftës për 500.000 barelë në ditë). Madje, vendimet për kufizim të mëtejmë të kufizimit të prodhimit do të sillen në bazë ditore.

Për analizën e çmimeve të naftës, metaleve dhe ushqimeve primate ushqimore përdoren raporte të ndryshme të FMN-së, Bankës Botërore, FAO-s, OPEK-ut, BEQ-së dhe të portaleve të specializuara ekonomike ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button