Bajden me letër deri te Zaevi: Pres bashkëpunim intensiv për çështje me interes të së dy vendeve dhe dy popujve

Kryeministri Zoran Zaev pranoi një letër nga presidenti i sapozgjedhur amerikan Xhozef Bajden, në të cilën falënderohet për urimin e kryeministrit Zaev me rastin e përzgjedhjes së Bajdenit si president i SHBA-së, informoi pres-shërbimi qeveritar, njofton Portalb.

“Presidenti i sapozgjedhur Xhozef Bajden, në emër të tij dhe në emër të zëvendëspresidentes, Kamilla Harris, falënderoi për urimet dhe theksoi se e merr detyrën në kushte të sfidave jashtëzakonisht serioze globale – nga
koronavirusi deri te ndryshimet klimatike – që tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe për të cilat është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në letër, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Bajden, shkruan se ai pret bashkëpunim intensiv midis tij dhe kryeministrit Zaev për këto dhe çështje të tjera me interes për të dy vendet dhe dy popujt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button