Janë sanksionuar 258 shoferë në Shkup

Gjithsej 258 masa, përfshirë 16 për drejtim pa patent shoferi, 19 për automjete të paregjistruara, 14 për përdorim të celularit, nënzë për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe tetë sanksione për kalim të semaforit të mbyllur (në ngjyrë të kuqe) janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

Informojnë se janë shqiptuar 84 sanksione për parkim të parregullt dhe 76 automjete janë larguar me automjetin special “karrotrec”. Për mosmbajtje të maskës mbrojtëse janë shqiptuar 23 sanksione.

“Kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat me qëllim të sigurimit më të madh në trafik”, theksojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button