Nesër dhe pasnesër pa rrymë komuna e Butelit, Gjorçe Petrovit dhe Qendrës

Nesër dhe pasnesër, një pjesë e përdoruesve në komunat Butel, Gjorçe Petrov dhe Qendër do të mbeten pa furnizim me energji elektrike, informon QRMK Shkup, njofton Portalb.

Pa energji elektrike nesër, në periudhën nga ora 10:00 deri në 12:00, do të mbeten përdoruesit e rr. “Butelska” në komunën e Butelit.

Të hënën, pa energji elektrike në periudhën prej 09:00 deri në 15:00 do të jenë një pjesë e përdoruesve nga fshati Orman në komunën e Gjorçe Petrovit dhe në periudhën prej orës 10:00 deri në 11:30, përdoruesit e rr. “Nënë Tereza” nr. 12 dhe nr. 20 në Komunën Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button