Zaev: Regjistrimi i popullsisë do të tregojë se sa jemi, nga rezultatet nuk do të varet humbje ose fitim i të drejtave të reja

Regjistrimi duhet të mbahet dhe të fitohen të dhëna të cilat janë të rëndësishme për çdo shtet. personat të cilët janë jashtë shtetit më gjatë se një vit, sipas rregullave të EUROSTAT-it nuk bëjnë pjesë në popullsinë vendore. Çfarëdo që të jenë rezultatet, askush as nuk do të fitojë më shumë të drejta ose të humb të drejtat e mëparshme, porositi kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.

“Ajo është rregull e EUROSTAT-it. Unë kështu e di. Të gjithë që janë më gjatë se një vit jashtë shtetit ata janë të shpërngulur nga shtetit, kjo nuk është popullatë vendore dhe kjo është punë e qartë. Gjatë regjistrimit sot me sistemin integrues të cilin MPB-ja e ka tërësisht në dispozicion, ne çdo moment mundemi të verifikojmë se cilido qytetar, ne – shteti, se nëse është këtu në shtet ose jo dhe sa kohë është jashtë shtetit. Kjo verifikohet me një buton për shkak se çdo dalje nga shteti është regjistruar. Deri para katër viteve nuk kishte mundësi të tillë për shkak se shumë shpesh, ndoshta edhe juve ju ka ndodhur, mua më ka ndodhur, në turmat gjatë verës të lëshojnë nëpër kufij  hajde kaloni. Tani më kjo është  e plejueshme”, theksoi Zaev në “Vetëm në intervistë në Kanal 5.

Ai shtoi se në seancë të Qeverisë është sjellë konkluzion që çdo hyrje dhe dalje nga shteti të jetë i regjistruar, për shkak se, siç tha, e dinim se një herë do të na vijë nevoja për regjistrim të popullsisë.

Sipas tij, edhe në qoftë se pandemia zgjat edhe deri në pranverë kur planifikohet që të mbahet regjistrimi i popullsisë, nuk do të ketë nevojë që ai të prolongohet për shkak se nuk është operacion i rrezikshem.

Kryeministri e ftoi opozitën që të japë mbështetje për ligjin për regjistrim të popullsisë dhe për gjithë operacionin.

Ndryshe, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi amandamente për ligjin për regjistrim të popullsisë, ndërsa theksoi se nuk është e mundur që opozita ta bllokojë miratimin e tij, për shkak se është flamur evropian. VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë regjistrim të popullsisë të atillë siç planifikon Zoran Zaev, sepse me regjistrim të tillë do të dalë që Maqedonia ka tre milionë banorë, deklaroi sonte Mickoski.

“I atillë siç është konceptuar regjistrimi i popullsisë, nuk do ta pranojmë. Për këtë arsye japim propozim, ejani njerëz të furnizojmë 10.000 terminale, ejani të regjistrojmë popullsi reyidente, e jo të imagjinuar. Dhe le ta dimë saktësisht se sa popullsi kemi”, shpjegoi Mickoski.

Ai paralajmëroi se të gjithë propozimet VMRO-DPMNE do t’i projektojë ato në amendamente.

“Kjo nuk mund të ndalet me filibastering, sepse ka flamur evropian. Duhet t’i tregojmë opinionit se çka mundemi, e çka jo. Ne kërkojmë të realizohet operacion i vërtetë statistikor, ndërsa nuk ka nevojë për dy regjistrime të popullsisë. Ja, të shkojmë përmes terminaleve ‘fingerprint’, gjejgësisht njësiteve ku do të lexohet gjurma e gishtit”, tha Mickoski, duke aluduar në atë se ligji për regjistirm të popullsisë është klasifikuar si pjesë e direktivave evroipiane, për çfarë arsye debati për amendamentet për të është i kufizuar.

Duke theksuar se opozita nuk do ta pranojë regjistrimin të këtillë siç është i konceptuar, Mickoski tha se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të realitojë regjistrim kredibil të popullsisë, i cili me të vërtetë do të jetë operacion statistikor, e jo në fund të japë përgjigje politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button