Nga seanca e 34-të e Qeverisë: Aprovohet procedura për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara nga SHBA; Ligji për regjistrim të popullsisë dhe Ligji për Agjencinë me flamuj evropian në Kuvend

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 34-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën me propozimin për vazhdim të furnizimit të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me firmosje të amendament-aneksit të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Veriut me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe solli vendim që të vazhdohet me realizimin e kësaj marrëveshje me pranim të Letres së ofertës dhe pranim të ofertës nga  21 dhjetori i vitit 2020, njofton Portalb.

Qeveria e ka autorizuar sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së RMV-së, pas informimit të Komsionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e RMV-së, ta nënshkruajë amendament-aneksin MK-B-UCC (A1) nga 21 dhjetori i vitit 2020 ndaj marrëveshjes për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës së Qeverisë së RMV-së me Qeverinë e SHBA-së me ç’rast do të llogaritet se marrëveshja ndërqeveritare për amendament-aneksin e Marrëveshjes për furnizim të ALB është ndarë dhe firmosur.

Me këtë vendim, njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritare, Ministria e Mbrojtjes është e detyruar menjëherë pas nëmnshkrimit të amendament-aneksit të marrëveshjes, të kryejë pagesë të mjeteve të dakorduara financiare nga Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2020 në vlerë prej 762.000 denarë nga Qeveria e SHBA-së.

Konkluzonet për nevojën për firmosje të aneksit të marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara për nevojat e Armatës së RMV-së do të dorëzohen si Informatë për raportim deri te Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, në kuadër të seancës së sotme Qeveria për shkak të interesit të posaçëm publik, solli vendim që Propozim-ligji për Regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV për vitin 2021, dhe Propozimi i ligjit për Agjencinë për zbulim në Kuvend të miratohen me procedurë të paraparë për ligje me flamur evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button