RMV, Zaev: Vaksinimi nuk është garë dhe do të realizohet në mënyrë ekspeditive dhe sipas protokolleve më së voni nga fillimi i marsit

Në intervistë për emisionin “Vetëm intervistë” në  Kanal 5, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se vaksinimi për Kovid-19 në vend do të fillojë më së voni në mars, se do të ketë mjaftueshëm vaksina dhe se i gjithë procesi do të zhvillohet sipas protokolleve rreptësisht të projektuara të caktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njofton Portalb.
“Shikojmë të punojmë profesionalisht dhe në mënyrë sistematike kur bëhet fjalë për vaksinimin. Po i ndjekim edhe vendet dhe sistemet e tjera. Presim që vaksinimi të fillojë në mars në pajtueshmëri me protokollet. Rreth 417.000  qytetarë duhet të vaksinohet, gjegjësisht rreth 20 për qind e popullsisë. Kemi dinamikë të paraparë të vaksinimit. Vaksinimi do të zhvillohet përmes sistemit ‘Kovaks’. Fillimisht pritet të mbërrijë vaksina nga ‘Moderna’, pastaj ‘Fajzer’, ‘Sputnik’. Përndryshe, ekziston një regjim i tërë i vaksinimit të popullsisë”, ka theksuar Zaev, njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Ai potencoi se qytetarët e vendit tonë do të vaksinohen paralelisht me qytetarët e vendeve të cilat nuk janë anëtarë të BE-së.
“Gjithë popullit tonë i nevojitet vaksinim me qëllim që të parandalojmë pandeminë. Kush, kur ka filluar me të vërtetë është irrelevante. Unë nuk shohë në këtë si ndaj një gare. Mjetet për furnizim të vaksinave janë të parapara me buxhet. Porositëm vaksina nga BE-ja, ndërsa e pranuam edhe ndihmën në vaksina nga Greqia, Bullgaria, Polonia, Austria. Çdo sasi është e mirëseardhur. Për ne ishte shumë e rëndësishme të bëjmë hapa në kohë që t’i sigurojmë vaksinat”, tha kryeministri Zaev.
Ai potencoi se gjatë vaksinimit do të ndiqen protokollet – fillimisht do të vaksinohet personeli mjekësor, pastaj të së,murët kronikë dhe banorët më të moshur, pastaj familjet të cilët kanë humbur anëtarë të familjes. Gjithashtu, në këtë grup bëjnë pjesë mësueset, si dhe edukatoret nëpër kopshte të fëmijëve. Ai nënvizoi se duhet t andjekim sistemin e furnizimit dhe se sapo të mbërrijnë vaksinat, imunizimi do të realizohet në mënyrë ekspeditive dhe sipas protokolleve.
Zaev theksoi se janë siguruar edhe kushte adekuate për ruajtje të të gjithë llojeve të vaksinave nga ajo e “Fajzer”-it e cila ruhet në temperaturë deri në minus 70 gradë, deri tek të tjerat. Ai informoi se kur do të mbërrijnë vaksinat, pasi që të vaksinohet grupet prioritare të qytetarëve, ai do të jetë personi i parë që do ta pranojë vaksinën dhe shtoi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, por që pret që me fushatën të ngritet vetëdija dhe përgjegjësia e qytetarët ndaj shëndetit publik.
Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orët e fundit në RMV, 489 persona kanë rezultuar pozitiv ndërkaq 26 pacientë kanë ndërruar jetë. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar748 pacientë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button