Mickoski: Nuk do të mbështesim regjistrim të popullsisë të atillë siç planifikon Zaevi

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi amandamente për ligjin për regjistrim të popullsisë, ndërsa theksoi se nuk është e mundur që opozita ta bllokojë miratimin e tij, për shkak se është flamur evropian. VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë regjistrim të popullsisë të atillë siç planifikon Zoran Zaev, sepse me regjistrim të tillë do të dalë që Maqedonia ka tre milionë banorë, deklaroi sonte Mickoski në një emision në TV Alfa, njofton Portalb.

“I atillë siç është konceptuar regjistrimi i popullsisë, nuk do ta pranojmë. Për këtë arsye japim propozim, ejani njerëz të furnizojmë 10.000 terminale, ejani të regjistrojmë popullsi reyidente, e jo të imagjinuar. Dhe le ta dimë saktësisht se sa popullsi kemi”, shpjegoi Mickoski.

Ai paralajmëroi se të gjithë propozimet VMRO-DPMNE do t’i projektojë ato në amendamente.

“Kjo nuk mund të ndalet me filibastering, sepse ka flamur evropian. Duhet t’i tregojmë opinionit se çka mundemi, e çka jo. Ne kërkojmë të realizohet operacion i vërtetë statistikor, ndërsa nuk ka nevojë për dy regjistrime të popullsisë. Ja, të shkojmë përmes terminaleve ‘fingerprint’, gjejgësisht njësiteve ku do të lexohet gjurma e gishtit”, tha Mickoski, duke aluduar në atë se ligji për regjistirm të popullsisë është klasifikuar si pjesë e direktivave evroipiane, për çfarë arsye debati për amendamentet për të është i kufizuar.

Duke theksuar se opozita nuk do ta pranojë regjistrimin të këtillë siç është i konceptuar, Mickoski tha se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të realitojë regjistrim kredibil të popullsisë, i cili me të vërtetë do të jetë operacion statistikor, e jo në fund të japë përgjigje politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button