Në Maqedoninë e Veriut brenda një muaji shpenzohen mbi 94 mijë tonë produkte të naftës

Në muajin tetor në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar gjithsej 94 639 tonë të produkteve të naftës, prej tyre 7 118 tonë benzinë, 51 153 tonë naftë për transport, transmeton Portalb.mk. Muajin e kaluar gjithashtu janë shpenzuar 94 257 tonë produkte të naftës.

“Harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të karburanteve është: 622 618 MWh energji elektrike, 22.497 mil. nm3 gaz natyror, 422 147 tonë qymyr dhe 94 639 tonë produkte të naftës”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave në Maqedoninë e Veriut.

Sasia më e madhe e qymyrit, 96.4% e sasisë së përgjithshme është përdorur për të prodhuar energjinë elektrike.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 61.6 %  në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, theksojnë nga Enti, ashtu që janë prodhuar 383 258 MWh energji elektrike, 230 213 MWh nga termocentralet, 79 134 centralet e kombinuara, 59 007 MWh nga hidrocentralet, 1 896 MWh centralet solare, 8 074 centralet me erë, 4 935 MWh centralet me biogas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button