Hulumtim: Vendi është lider në rajon për nga konsumi i duhanit për kokë të duhanpirësit

Republika e Maqedonisë së Veriut është ndër 10 vendet e para në botë në bazë të prevalencës së duhanpirjes dhe numri i përgjithshëm i cigareve të konsumuara në ditë për kokë të duhanpirësve. Të dhënat e Analitika tregojnë që përqindja e duhanpirësve (prevalenca) në raport me numrin e përgjithshëm të popullatës, në RMV është 48,4%. Për krahasim, në vendet evropiane, prevalenca e pirjes së duhanit është shumë më e ulët. Në BE, mesatarja është 29%, në Suedi 8,7% ndërsa në Greqi dhe në Bullgari është 27%, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Analitika think-tenk”, bashkë me Universitetin Illinois nga Çikago, vitin e kaluar ka zbatuar hulumtim rajonal për përdorim të duhanit në vend dhe në rajon, ndërsa ky është një nga studimet e para në Maqedoninë e Veriut që japin informata gjithëpërfshirëse për përdorim të duhanit, njoftojnë nga organizata për hulumtim, “Analitika think-tenk”.

Sipas hulumtimit, pothuaj gjysma e të rriturve në RMV (48,4%) momentalisht përdorin duhan. Prevalenca e pirjes së duhanit është 57,9% te meshkujt dhe 39% te femrat.Përfaqësimi i duhanpirrësve rritet me moshë, duke e arritur majen në moshën 45-54 vjeçare (60,1%).Sipas Tamara Mijoviq Spasova nga “Analitika tink-tenk”, shteti ynë është lider në rajon për nga konsumi i cigareve, me çmimin më të ulët dhe shumë pak kontribuon për tejkalimin e problemit me duhanpirjen, pavarësisht a bëhet fjalë për zgjidhje ligjore, rritje të akcizave ose për fushata për ngritje të vetëdijes publike.

“Çmimi mesatar për një pako cigare në RMV është 1,7 euro, në rajonin e EJL-së është rreth 2,1 euro, ndërsa në nivel evropian është 4,9 euro. Me rritjen e çmimeve të cigareve, nëpërmjet rritjes së akcizave, shteti do të ndikojë për reduktim të pirjes së duhanit dhe do të sigurojë mjete shtesë në Buxhetin që edhe më tutje mund të përdoren për qëllime shëndetësore për zvogëlim të pasojave nga duhanpirja”, thuhet në analizë.

Përveç kësaj, të dhënat tregojnë që thuajse 90% e konsumatorët e duhanit me mbështjellje, e kanë blerë në treg të hapur, pa banderolë apo paralajmërim shëndetësor. Edhe meshkujt edhe femrat në mënyrë të barabartë blejnë duhan ilegal, me ç’rast qytetarët më të rritur (65-74 vjeç) edhe ata me të ardhura më të ulëta (nën 200 euro) si dhe duhanpirësit me shkallë më të ulët të arsimimit, më tepër blejnë duhan për mbështjellje, që kryesisht vjen nga importi ilegal, por edhe nga burimet e vendit të shpërndara në mënyrë ilegale.

Hulumtimi rajonal është në kuadër të projektit “Avancim i politikave tatimore për duhan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, me përkrahje financiare nga Universiteti Ilinois në Çikago (UIC) – Instituti për hulumtim dhe politikë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button