RMV, nisma për digjitalizim të procesit për paraqitje në Agjencinë për punësim nga KRNM

Me qëllim të lehtësimit të procesit të evidencës së personave të papunësuar, si dhe për qasje në të drejtat në rast të papunësisë, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) përmes një iniciative propozon që procedura të digjitalizohet, përcjell Portalb.mk.

“Nevojitet së pari të shtohet shërbimi “Evidentim i personit të papunësuar” në portalin uslugi.gov.mk. Kjo, do t’u mundësojë personave të papunësuar lehtë të kenë qasje tek informatat për dokumentet e duhura, afatet, kushtet dhe institucionet kompetente për evidentimin e tyre si të papunë”, thuhet në iniciativë.

Në KRNM vlerësojnë që duhet të instalohet mundësi për paraqitje elektronike të personave të papunësuar, ndërsa duke pasur parasysh atë që Agjencia për punësim tanimë menaxhon me informata për personat të cilët janë të paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social, nuk mund personat që janë të punësuar, të evidentohen si të papunë dhe të shfrytëzojnë të drejta në rast të papunësisë dhe mundësitë për abuzim të kësaj mundësie janë minimale.

Në drejtim të reduktimit të mundësive për mashtrim të sistemit, për ata që paraqiten në formë elektronike, nga KRNM propozojnë të instalohet monitorimi kohës që është kaluar në modalitet të lajmëruar me profiling e tyre në sistemin elektronik të Agjencisë për punësim në azhurnimin e biografisë së tyre të shkurt, monitorim i shpalljeve aktive dhe komunikim me shpallësit. Nëse kjo kohë është nën minimumin që do të ishte i përcaktuar, personi mund të shlyhet nga evidenca e personave të papunë.

Përndryshe në pajtim me Ligjin për punë, punësim dhe sigurim në rast të papunësisë “Person i papunësuar është person i cili nuk është i punësuar, në mënyrë aktive kërkon punë dhe i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj”. Sipas ligjit në fjalë, personi i papunë është i obliguar personalisht të paraqitet në Agjenci, në çdo 30 ditë dhe të vërtetojë që në mënyrë aktive ka kërkuar punë muajin e fundit. Personi i papunësuar futet në evidencën e personave të papunë në Qendrën për punësim në zonën e të cilës ka vendbanim të përhershëm.

“Kjo paraqet problem të madh për të papunësuarit për shkak se u merr tepër kohë dhe harxhime monetare e gjithashtu në kohë të pandemisë, mund të jetë edhe e rrezikshme për shëndetin edhe për të papunësuarit por edhe për të punësuarit në APRMV”, thonë nga KRNM.

Gjithashtu, nëse ndodh pamundësi për përmbushje të obligimit për paraqitje në afatin e përcaktua, personi i humb të gjitha të drejtat në rast të papunësisë dhe nuk ka të drejtë të paraqitet në Agjencinë një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button