RMV, sivjet është regjistruar rënie e shitjes së shërbimeve në gjithë sektorët, përveç njërit sektor

Në Maqedoninë e Veriut sivjet në tremujorin e tretë është regjistruar ulje e shitjes së shërbimeve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i qarkullimit në shërbime, tremujori i tretë, i vitit 2020 Sipas të dhënave nga Enti shtetërorë i statistikës, qarkullimi nga shitja e shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit 2020 është më i ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019 me 6.8%”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Enti sqaroi se ulje më e madhe është regjistruar në sektorin e  Akomodimit dhe shërbimit ushqimor për 36.9% dhe në sektorin e shërbimeve administrative dhe mbështetëse me 30.1%. Rritje e vogël është regjistruar në sektorin për Informim dhe komunikim.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button