Në Komunën e Çairit filloi ndërtimi i objektit të çerdhes së re

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot vendosën gurthemelin e objektit të ri në kuadër të kopshtit për fëmijë “Fidani” në rrugën Kemal Sejfulla, transmeton Portalb.mk.

Visar Ganiu, Joagoda Shahpaska

“Duke e pasur parasysh faktin se Komuna e Çairit është ndër komunat më të dendura në Evropë, ndërtimi i këtij objekti do të zmadhojë kapacitetet infrastrukturore të arsimit dhe do ti përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme nevojës aktuale për inkuadrimin e gjeneratave të reja në procesin edukativo – arsimor. Padyshim se kjo çerdhe që do të jetë ndër më të mëdhajat në territorin e vendit do ti jep një dimension më cilësor edukimit të fëmijëve tanë”, deklaroi Ganiu.

Hapësira e përgjithshme e këtij ndërtimi do të jetë 3150 m2, vlera e projektit është paraparë të jetë 120.083.880,00 denarë, ndërsa kapaciteti hapësinor është paraparë për 350 fëmije dhe gjithsej 21 kabinete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button