Dafina Shekutkofska: Fizika është profesioni im dhe frymëzim për artin (VIDEO)

Fizika dhe arti. Përzierje e pazakontë e stimulit jetësor dhe frymëzim në të cilat veten e gjen Dafina Shekutkofska (30), magjistre në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informatike, FETI, drejtimi, burime të rigjenerueshme të energjisë. Ajo momentalisht punon si profesoreshë e fizikës në gjimnazin e Shkupit “Georgi Dimitrov” dhe për Meta.mk tregon për rezultatet e saj të deritanishme në shkencë si dhe për ambiciet e ardhshme në punën shkencore hulumtuese në fushën e fizikës dhe në art, film dhe fotografi të cilat i ka sfidë të madhe, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Çfarë të nxiti ta përgatisësh punimin e magjistraturës pikërisht për temën – burime të rigjenerueshme të energjisë?

Thëngjilli, nafta dhe gazi natyral, sipas më tepër përllogaritjeve, do të harxhohen si burime të energjisë afërsisht për 50 vite. Meqë Maqedonia është shumë larg nga burimet e sigurta të energjisë nukleare, burimet e rigjenerueshme të energjisë janë e ardhmja. Punimi im i magjistraturës me titullin: “Prodhim dhe karakterizim i negativëve filmik nga dyoksidi i titanit që përdoren në thjerrëzat senzitive diellore”, (i punuar nën kujdesin e mentores prof. Dr. Hristina Spasevska), ishte eksperimental dhe kishte pjesë të mirë teorike. Ishin zgjedhur thjerrëza të ndjeshme në diell nga dyoksid titani për shkak se janë me çmim të ulët dhe me efikasitet prej 15%, ndërsa për momentin janë zëvendësimi më i mirë për ato nga silici, që kanë efikasitet prej 22%. Ato mund edhe të ngjiten në dritare, prej tyre mund të bëhen tulla dhe ngjashëm.

Çfarë është përfitimi për qytetarët edhe përgjithësisht nga punimi yt dhe është e lehtë të aplikohet në praktikë?

Një pjesë e madhe e punimit tim ka kontribut për thellim të diturive për vetitë e këtyre thjerrëzave, ndërsa metoda e re për përllogaritje të efikasitetit (çfarë sasie të dritës diellore mund të shndërrohet në rrymë), i përmirëson hulumtimet për rritje të efikasitetit të thjerrëzave, përkatësisht mund të matet edhe rritje shumë e vogël shtesë në efikasitetin gjatë eksperimentimit, që është shumë e dobishme. Së pari përpunuam thjerrëza prej dyoksid titani, me dy metoda të ndryshme, me koncentracione të ndryshme, në numër mjaft të madh të ekzemplarëve, që merr mjaft kohë. Gjatë kësaj ekzemplarët janë pjekur në dy temperatura të ndryshme të larta, sepse, siç piqet thjerrëza, molekulat e dyoksid titanit shpërndahen në të gjitha anët dhe mbulojnë sipërfaqe prej 10 cm katror, në 1.000 cm katrorë, që donë të thotë se nga një sipërfaqe e vogël fitohet sipërfaqe e madhe për foto-efekt. Pastaj është bërë karakterizim optik dhe strukturor i thjerrëzave, me çka u fituan rezultate të shkëlqyeshme për cilësinë e tyre. Në pjesën tjetër është shpikur metodë e re, për përcaktim shumë më të saktë të efikasitetit të thjerrëzës, nga decimali i tretë, nëpërmjet aplikimit të teknikave të ndryshme matematikore.

Çfarë kushte të janë nevojitur për atë, a ke pasur përkrahje nga institucione dhe sa?

Magjistratura ime është bërë edhe në laboratorin FETI – ku janë bërë thjerrëzat dhe karakterizimi optik, si dhe gjatë kohës së pjesës së studimeve në Fakultetin Teknik të Varshavës, ku kam punuar karakterizimin strukturor. Në Varshavë kam punuar me model mjaft më të mirë të mikroskopit skanues elektronik, që në Maqedoni e kemi vetëm në dy vende: në polici (për hetime forenzike) dhe në Universitetin në Shtip. Pjesën më të madhe të këtij lloji të hetimeve e kam bërë në Varshavë, megjithatë për pjesën që më ka ngelur më dolën në ndihmë profesorët nga Universiteti i Shtipit.

A ka kushte në shtetin tonë për punime shkencore të këtij lloji?

Mundësi të kufizuara, për shkak se te ne ka mungesë të madhe të pajisjes laboratorike dhe të materialeve, ashtu që studentët gjatë studimeve të tyre punojnë me pajisje të vjetër që nuk përdoret më askund në botë. Prandaj shumica e hulumtimeve janë ose teorike, ose bëhen në bashkëpunim me fakultetet dhe laboratorë të huaj.

A ndikon kovid pandemia mbi punën tënde?

Puna onlajn ka përparësitë, sfidat por edhe mangësitë e saj. Përparësi gjatë ligjërimit është ajo që mund të ndjek numër të madh videosh nga eksperimente të ndryshme dhe paraqitje të ilustruara në mënyrë interesante dhe të ndaj më shumë fotografi. Mangësi është ajo që më rëndë mund të transmetohet dhe praktikohet zgjidhja e detyrave më vëllimore të punës.

Përveç fizikës, çka tjetër të tërheq në jetë dhe ku e gjen veten?

Më tërheq shumë arti. Në shkurt këtë vit kisha ekspozitë figurative me titullin “Bifurkacione” ku kam ekspozuar shumë vepra që ndërlidhen me fizikën dhe matematikën. Paraprakisht kam marrë pjesë në ekspozitën grupore „Saatchi“ galeria në Londër, ndërsa veprat e mia janë paraqitur edhe revistën „Notions“ në Singapur. Para pak kohe incizova edhe një film të shkurtë „Chair“, të incizuar me gjysmë animim stop motion, ndërsa gjysma me aktorë të incizuar, që ishte i frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë. Tema e filmit është në lidhje me ngritjen e vetëdijes te njerëzit, veçanërisht te të rinjtë, për shëndetin psikologjik dhe vetëvrasjen dhe për thyerjen e tabusë për të vizituar psikolog. Filmi do të emitohet së shpejti, bashkë me edhe një ekspozitë me piktura, të frymëzuara nga grimcat kuantike.

Pas marrjes së diplomës – inxhinier për fizikë të aplikuar, në FMN, drejtimi fizikë teorike, studimet e magjistraturës në FETI, drejtimi – Burime të rigjenerueshme të Energjisë dhe studimet në Fakultetin Teknik të Varshavës si dhe puna vullnetare në Observatorin Sizmik në Shkup, për matje të magnitudës dhe lokacionit të tërmeteve me softuer sizmik, roli i mësimdhënësit për fizikë, matematikë dhe shkenca natyrore në PSU “Maksimilian”, si profesoreshë e fizikës në SHMQSH “Rade Jovçevski Korçagin” dhe tani në SHMQSH “Georgi Dimitrov”, pjesëmarrja në seminarin “Matematika dhe aplikimet e saj” në FMN, me punimin “Aplikim i topologjisë në shkencat atmosferike për parashikim të dukurive atmosferike nëpërmjet identifikim të formave”, megjithatë, Shekutkovska ardhmërinë për vete e sheh jashtë, e jo këtu në vend.

Në pyetjen: a ofrohen mundësi më të mëdha jashtë vendit për hulumtim dhe punë shkencore për hulumtuesit e rinj dhe a sheh perspektivën tënde aty, ajo thotë:“Po, jashtë vendit ka shumë qendra hulumtimi dhe fakultete me numër të mjaftueshëm të laboratorëve me pajisje bashkëkohore dhe kushte adekuate për hulumtim. Sikur edhe shumica e të rinjve që dëshirojnë të merren me hulumtim edhe unë e shoh të ardhmen time jashtë vendit. Kam diplomuar për fizikë teorike dhe në të ardhme të afërt planifikoj të vazhdoj me studimet e doktoraturës, për çka ende mendoj për se cilën temë konkretisht do ta punoj për doktoraturë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button