“Boll më” i “dhuroi” rrogën e 13-të udhëheqësisë së EVN, ELEM dhe Mepso (VIDEO)

Iniciativa qytetarë “Boll më”, ka vazhduar me aktivitete në frymën e revoltës kundër faturave të larta të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut. Sot kjo iniciativë qytetare, nëpërmjet një aktiviteti ironizues të realizuar në para selisë qendrore të EVN-së në Shkup, i sollën një “donacion”, prej 28 milionë euro për t’ua paguar rrogën e 13-të udhëheqësve të kompanive EVN, Elem dhe Mepso, shkruan Portalb.mk.

Foto: Anadolu Agency

Krenar Osmani njëri nga anëtarët e Këshillit Organizative të nismës qytetare “Boll më”, deklaroi se, shifra simbolike prej 28 milionë eurove, sipas Osmanit, është zgjedhur nga përmbledhja e humbjeve të EVN-së (paraqiti 17 milionë euro humbje) dhe MEPSO (11 milionë euro) për vitin 2020.

“Sot jemi këtu që ta sjellim këtë donacion këtyre tre ndërmarrjeve që ka për qëllim rrogën e 13-të, udhëheqësisë të këtyre tre ndërmarrjeve me qëllim që ndoshta sado pak do të ngopen dhe do të ndalojnë zhvatjen e popullit shqiptar në vend”, deklaroi Osmani.

Ai më tej ka shtuar se gjatë kësaj jave, në zyrën e kësaj iniciative ku ofrojnë asistencë juridike për të gjithë qytetarëve të dëmtuar nga EVN, tha se kanë pranuar raste nga më të ndryshme ku qytetarëve u vijnë fatura shumë të larta për energji elektrike.

Foto: Anadolu Agency

“Gjatë kësaj jave na kanë ardhur shumë raste. Kemi pasur raste nga më të ndryshmet, ku familje të cilat janë raste sociale iu vijnë fatura marramendëse, kemi pasur raste të familjeve të mërgimtarëve në shtëpitë e të cilëve nuk banon asnjë njeri, ndërsa faturat u vijnë si të banonin nga 10 apo 15 anëtarë. Kemi pasur fatura të amvisërive që ngjasojnë me të industrisë. Desha ta specifikoj një rast, një familje e cila jeton në një fshat mes Tetovës dhe Shkupit, ata nuk kanë asnjë të ardhur tjetër përpos 130-150 euro pagë të djalit të tyre i cili punon si bari. Kanë dy pleq të sëmurë, medikamentet e të cilëve kushtojnë rreth 100 euro në muaj. Me vetë dëshirë kanë qenë të detyruar që ta çkyçin energjinë pasi faturat e rrymë u kanë ardhur nga 4500-5000 denarë me vetëm dy poça elektrikë dhe një nxehëse uji”, tha Osmani.

Më 18 dhjetor, hapën në Tetovë zyrë e cila ofron ndihmë juridike falas nga persona përkatës të kësaj fushe, për të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se janë dëmtuar nga kompania EVN dhe KRRE.

Nga iniciativa “Boll Më” deri tani kanë shprehur revoltën e tyre në forma të ndryshme, edhe atë duke protestuar në qendër të qytetit të Tetovës, para EVN-së, duke bllokuar rrugë të ndryshme.

Me datë 4 dhjetor, ata i dhuruan filialit të EVN-së në Tetovë trofeun “Hajni i artë”. Me këtë, siç thonë aktivistët që që kërkojnë ulje të çmimit të rrymës në RMV, dëshirojnë të “shpërblejnë” këtë kompani për të gjitha të arriturat gjatë funksionimit të saj. Në ndërkohë, vazhdojnë punët për propozim ligjin e iniciativës.

Kërkesat e tyre i mbushin 4 muaj e gjysmë, çdo javë nga 1 protestë, asnjë reagim nga kompetentët!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button