Zaev: Jemi të gatshëm për kontroll të plotë të parave publike për mediat

Ndryshim i nenit 102 nga Ligji për SHMAAV me çka do të mënjanohet ndalesa për reklamim të Qeverisë dhe institucioneve të saj, komunave dhe ndërmarrjeve publike, si dhe krijim të fondit për projekte të interesit publik, është paralajmërimi që erdhi drejtpërsëdrejti nga kryeministri Zoran Zaev. Ai paralajmëroi dialog për ndryshimet e paralajmëruara, të cilat publikisht e kundërshtuan ndryshimin e paralajmëruar të ligjit, për të cilin konsiderojnë që do të futë ndikim partiak mbi mediat, shkruan Portalb.mk.

Zaev, në pyetjen nga gazetarët, gjatë qëndrimit të sotëm në Ponikva, për javën e ardhshme paralajmëroi takime me shoqatat e gazetarëve dhe disa palë tjera të interesuara, me të cilat tani më ka biseduar me telefon. Në këto biseda, tha ai, ka biseduar për nevojën, veçanërisht atë të komunave, për transparencë më të madhe para qytetarëve, nëpërmjet transmetimit të mbledhjeve të Këshillave komunal dhe informim shtesë të qytetarëve.

“Do t’i shfrytëzojmë festat për të biseduar me të gjithë. Shteti nuk ka qëllim të instalojë asnjë ndikim në politikën redaktuese. Krejtësisht jemi të përgatitur të pranojmë këshill monitorues nga mediat, nga të gjitha. Të mos ketë asnjë vendim politik në shpërndarjen e mjeteve. Jemi tërësisht të përgatitur t’i përkufizojnë kriteret e atyre fushatave me interes publik. Absolutisht e pranojmë përgjegjësinë të mos ketë aspak politikë ose çfarë do imponimi të politikave të çfarë do natyre, që mund të jetë partiak-politik, qeveritar-politik, lokal-politik. Bëhet fjalë për diçka që e tërë bota dhe Evropa është duke e bërë. Diskutimi është para nesh” – u përgjigj Zaev.

Ai paralajmëroi që nesër, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Jeton Shaqiri do të ketë takim me përfaqësuesit e mediave lokale dhe rajonale. Shoqata e tyre “Medium Objektiv” me zyrë në Strumicë, me shkresë, u është drejtuar Qeverisë dhe institucioneve, me të cilën paralajmëroi grevë. Në shkresë kërkon ndihmë të pakthyeshme – fond për lehtësim të punës ose asistencë tjetër për veprimtarinë e tyre publike. Pastaj, intervenimi në Ligjin për ASHMAAV në nenin 102, siç thotë për “informim më të madh të popullatës” si dhe çlirim nga pagesa për vitin 2021 për leje nga ASHMAAV, kompensimi për transmetim, si dhe për operatorin e multipleks sinjalit. Japin afat deri 30 dhjetor, e më pas fillojnë me grevë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button