RMV, Gjashtëulësja në KD – Drejtori i kësaj qendre sërish premtoi funksionalizimin e saj

Fillimisht tha se është 99% i sigurtë se do të lëshohet në funksion, pastaj se do të jetë problematik funksionimi i tij për shkak të masave të Kovid-19, ndërkaq sot, për Portalb.mk drejtori i Kodrës së Diellit premtoi se teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit do të lëshohet në funksion gjatë muajit janar, shkruan.

Kanë kaluar thuajse dy javë nga fillimi i sezonit në Kodrën e Diellit dhe nga institucionet ende vazhdojmë të dëgjojmë deklarata kundërthënëse për teleferikun me gjashtëulëse.

Drejtori i Kodrës së Diellit, Zhivko Aleksovski, dy ditë para fillimit të sezonit turistik tha se është i sigurtë se 99% ky teleferik do të funksionoje, por kjo nuk doli e vërtetë. Ndërkaq sot, për Portalb.mk deklaroi se megjithatë teleferiku do të funksionalizohet gjatë muajit janar.

“Momentalisht teleferiku me gjashtëulëse nuk është në funksion, mendoj se pas Vitit të Ri dhe gjatë muajit janar duhet të lëshohet në funksion i njëjti” tha Aleksovski.

Cila është arsyeja që ky teleferik sot nuk funksionon?

Fillimisht, me datë 15 dhjetor, Aleksovski tha se për shkak të masave për Kovid-19 do të ketë vështirësi funksionimi i të njëjtit, arsyetimin e ndryshoi sot, ai thotë se ka probleme teknike të cilat mund të zgjidhen vetëm me ardhjen e përfaqësuesve të kompanisë “Leitner”.

“Teleferiku me gjashtëulëse nuk është lëshuar në funksion nga fillimi i sezonit turistik për shkak të disa problemeve teknike, duhet të vijnë shërbimet teknike të kompanisë Leitner, ndërkaq, edhe ata për shkak të situatës me virusin korona e kanë të vështirë të vijnë, megjithatë, me siguri gjatë janarit do të lëshohet në funksion teleferiku” u arsyetua Aleksovski për Portalb.mk.

Deklarata kundërthënëse nga tre institucionet që më së shumti e promovuan këtë investim në KD

Të gjithë dëshironin të marrin merita dhe ishin prezent në përurimin e teleferikut me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit, në muajin shkurt, ndërkaq, tash që i njëjti nuk funksionon, askush nuk merr përgjegjësi për këtë. Ministri Bekteshi i cili në shkurt ishte “përgjegjës për zhvillimin e turizmit” sot thotë se s’ka kompetenca për teleferikun, topin e hedh te “Elem Turs”, këta të fundit, shfajësohen duke thënë se kompetent është drejtori i Kodrës së Diellit.

“Funksionimi i teleferikut në Kodrën e Diellit është kompetencë e Elem Turs. Ju lutem për detaje të ju drejtohen atyre” thanë nga ministria e Ekonomisë për Portalb.mk.

“Ju lutem të kërkoni këtë informacion te drejtori i Kodrës së Diellit, urdhëroni kontaktet e tija, ne nuk jemi kompetent për këtë pyetje” thanë nga “Elem Turs” për Portalb.mk.

Teleferiku jofunksional ju ka kushtuar qytetarëve 581 milion denarë, apo 9.5 milion euro

Kontrata e parë për ndërtimin e teleferikut është nënshkruar me 10 mars 2014.  Në ceremoninë për vendosjen në funksion të këtij tekeferiku morrën pjesë kryeministri teknik, deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zëvëndës kryeministri Duraku, ministri i ekonomisë, Bekteshi, drejtori i ESM dhe shumë persona tjerë përgjegjës për zvarritjen e kësaj procedure.

“Kodra e Diellit” – E harruar nga komptentët, e adhuruar nga qytetarët (Video)

Përkundër vështirësive të ndryshme dhe mungesës së kushteve, askush nuk i ndal qytetarët që të vizitojnë Kodrën e Diellit, sidomos gjatë vikendit ku kolonat për të arritur në pjesën kryesore të kësaj qendre turistike, arrijnë deri në 4 kilometra.

Kjo për shkak të mungesës së parkingjeve, gazetari i Portalb.mk dëshmoi një kaos total gjatë vikendit të fundit në këtë qendër turistike, qytetarë të cilëve tendenca për relaksim ju ishte kthyer në ecje të gjata dhe stresuese, mbeturina si dhe mosfunksionim të ski lifteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button