RMV, pacientët që kanë kaluar kovidin do të mund të rehabilitohen në Institutin e Mjekësisë Fizike

Instituti për mjekësi fizike dhe rehabilitim, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, ka ngritur një repart, i destinuar për pacientët për rehabilitim post-kovid informuan nga kjo ministri, duke sqaruar se kjo është për shkak të pasojave afatgjata të infeksionit të koronavirusit dhe rritjes së nevojës për rehabilitim te pacientët që e kanë kaluar sëmundjen, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani Instituti kishte vetëm kërkesa individuale nga pacientët të cilët trajtoheshin në mënyrë ambulante, por së fundmi ky institucion shëndetësor publik në bashkëpunim me Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile nga Shkupi dhe Spitalin “8 Shtatori” filluan me qasje të organizuar në spital për rehabilitimin e pacientëve që kanë kaluar kovid-19 dhe së bashku me infektologë specialistë nga Klinika dhe spitali, Instituti tashmë po kryen kontrolle konsullore.

“Këta pacientë, të cilët me ditë, disa dhe javë, ishin të hospitalizuar për shkak të covid-19, përballen me vështirësi si në frymëmarrje ashtu edhe në lëvizje, të cilat mund të kapërcehen më shpejt dhe më lehtë me ndihmë profesionale, veçanërisht sa i përket ushtrimeve respiratore dhe fizike, për kthimi në aktivitetet normale të jetës. Ajo që kemi parë deri më tani si rezultat i rehabilitimit është një përparim i jashtëzakonshëm tek këta pacientë. Disa vijnë me karroca, pa lëvizur, të rraskapitur dhe vetëm pas dy javësh shkojnë vetë, pa ndihma. Me këtë, praktikisht, ne shkojmë një hap më tej në kujdesin ndaj pacientit. Ne kujdesemi, jo vetëm për parandalimin, por edhe për rehabilitimin, i cili është një segment vërtet i rëndësishëm i çdo sistemi shëndetësor të përparuar”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas Maja Manolevës, drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit, rehabilitimi i këtyre pacientëve zgjat të sceili ndryshe, në varësi të rëndesës së pasqyrës klinike dhe pasojave, por mesatarisht nga 2 deri në 4 javë. Shumica e pacientëve treguan përmirësim të ndjeshëm të funksionit të frymëmarrjes, lehtësim të ankthit dhe depresionit, zvogëlim të komplikimeve, zvogëlim të aftësisë së kufizuar, vertikalizim më të shpejtë dhe trajnim për kthim më të shpejtë dhe më efektiv në funksionet e jetës së përditshme.

Pacientët të cilët janë mjekuar në shtëpi ose tashmë kanë dalë nga repartet infektive, por prapë ndihen të dobët dhe kanë probleme me komplikacione nga sëmundja, mund të paraqiten në Institut përmes “Termini im”, por edhe përmes klinikave ambulatore në institucion, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ata shtojnë se Instituti tashmë është në komunikim me disa nga spitalet e përgjithshme në të gjithë vendin për të transferuar përvoja dhe edukuar stafin, në mënyrë që të përfshijë më tej pacientët për rehabilitim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button