The Guardian: Shkupi dhe Tetova ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Pas Sarajaves, Shkupi dhe Tetova janë dy qytetet më të ndotura në Evropë, shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”.

Koncentrimi i thërrmijave në ajër në këto dy qytete është e shënuar me pikë violete, që do të thotë se koncentrimi arrin deri në 100 mikrogramë në një metër kub.

Sarajeva është qyteti i vetëm i shënuar me pikë të kuqe që alarmon se koncentrimi i thërrmijave arrin në 372 mikrogramë në një metër kub. 

Krahas Shkupit dhe Tetovës, në hartën e publikuar nga “The Guardian” janë të shënuara edhe Manastiri, Velesi dhe Koçani, ku koncentrimi i thërrmijave arrin në 75 mikrogramë në një metër kub. 

Nivel të njëjtë të ndotjes kanë qytetet Sofje, Plovdiv, Selanik, Krakov dhe disa të tjera. 

Shqipëria dhe Kosova, ndërkaq, nuk figurojnë në mesin e vendeve ku ndotja e ajrit arrin nivele shqetësuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button