fbpx

Ideja e filtrimit është që të shmanget vjetërsimi i lëndëve për shkak ndikimit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, tha Mariçiq

“Ideja e filtrimin dhe përforcimit të standardit për përgjegjësi, llogaridhënie, transparencë dhe etikë gjyqësor dhe prokurori, është që t’i shmangim situatat vjetërsimit të lëndëve për shkak të arsyeve subjektive, pra për shkak të ndonjë arsyes lidhet me ndikim ndaj gjykatësve ose prokurorëve. Kështu deklaroi ministri Mariçiq, në konferencën për shtyp për 100 ditët e para të qeverisjes, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi i këtij procesi është që të hiqet ai faktor i vjetërsimit të lëndëve nëpërmjet ndikimit, apo mosveprimit të gjykatësve dhe prokurorëve”, tha Mariçiq.

Ai porositi që të gjithë prokurorët ose gjyqësore që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, duhet që të filtrohen.

“Filtrimi ka filluar me shkarkimin e djeshëm të dy gjykatësve nga Ohri, të cilin vendim të Këshillit Gjyqësor e përshëndeta. Filtrimi do të vazhdojë në vitin e ardhshëm”, tha Mariçiq, i cili shtoi se pasi që Këshilli për Reforma në Gjyqësor ta miratojë të hënën metodologjinë për filtrimin e gjykatësve dhe prokurorëve, do të dalë në opinion me detaje rreth këtij procesi që qytetarët të jenë të njoftuar me atë që bëhet.

Reformat në gjyqësor gjithsesi janë ndër parimet kryesore të kryeministrit Zoran Zaev, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë bisedimet – a të njëjtat do të ndalohen menjëherë nëse gjyqësori vazhdon me praktikën e vjetër – jo-transparencë, jo-profesionalitet, anshmëri, pabarazi apo ndikim të pushtetarëve në vendimet e tyre. Gjatë periudhës së mandatit të kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë, madje me një arsye më pak për t’i besuar resorit me më pak besueshmëri te qytetarët, pas skandalit/zhgënjimit me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

“Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina.

Për modelin e ri, profesoresha universitare, Besa Arifi, në një analizë të Portalb.mk, vlerësoi se i njëjti do të japë rezultatin e dëshiruar, por edhe nëse ky proces mbaron në mënyrën më të mirë të mundshme, vetë gjyqësori duhet ta kthejë besimin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button