Pas lidhjes energjetike me Kosovën, vazhdojnë aktivitetet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Pas lidhjes energjetike ndërmjet Kosovës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se po zhvillohen aktivitetet për lidhjen energjetike ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkoneksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut, ndërkohë sapo më në fund kemi vënë në punë linjën e interkoneksionit Shqipëri-Kosovë. Një projekt i konsideruar me të drejtë historik, nga paraardhësi im”, deklaroi Rama, duke fajësuar pushtetin e kaluar për zvarritje të procesit, ndërkohë Shengenin Ballkanin e vlerësoi si zgjidhje të këtij problemi.

Ai theksoi se bashkëpunimi ne sferën e energjetikës do të vazhdojë me Malin e Zi dhe Italinë

“Ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona, dhe nga ana tjetër, edhe projekti i linjës së interkoneksionit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë pjesë e një tërësie të ndryshimeve të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu edhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të vitit 2018-të”, deklaroi Rama.

Ndryshe, MEPSO (Maqedonia e Veriut) dhe KOSTT (Kosova) këtë muaj kanë nënshkruar marrëveshje që mundëson të dy shtetet përmes largpërçuesve të mund të shkëmbejnë deri 400 kilovatë energji elektrike përmes largpërçuesve.

Ndërkohë KOSTT filloi operimin si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë, duke vlerësuar se me këtë bëhet funksionalizimi i linjës interkonektive të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri i cili do të ndikoj në rritjen e shkëmbimeve të energjisë elektrike ndërmjet dy sistemeve, rritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button