RMV, deri në fundvit mbi katër milionë euro shpërblim për personelin teknik dhe futbollistët e Përfaqësueses

Kualifikimi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në garat e evropianit EURO 2020, ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Drejtues i FFM-së, deri në fund të vitit do të paguajë shumën e 4 milionë e 200 mijë eurove për sigurimin e një vendi të përfaqësueses së Maqedonisë në Kampionatin Evropian. Këshilli Drejtues miratoi kriteret e propozuara për shpërndarjen e premisë nga drejtori i përfaqësueses A në konsultim me seleksionuesin dhe kapitenin e përfaqësueses”, njoftojnë nga FFM-ja.

Federata theksoi gjithashtu se reprezentuesit dhe stafi teknik tashmë kanë përfituar një milion euro për arritjen e vendit të parë në grupën D të Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve për EURO 2020.

“Përfaqësuesja e Maqedonisë na bashkoi të gjithëve dhe na solli gëzimin më të madh që nga pavarësia. Kapiteni Pandev dhe të gjithë reprezentuesit tjerë absolutisht e meritojnë këtë premi. Në të gjitha momentet në rrugën drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian, kur futbollistët luajtën dhe luftuan për historinë e futbollit tonë, asnjëherë nuk u mendua për para”, deklaroi Muamed Sejdini, kryetari i FFM-së.

Në këtë seancë, Këshilli Drejtues gjithashtu vendosi edhe për ndarjen e mjeteve të UEFA-s për ekipet e LPM për vitin 2019/2020.

Ndryshe, më 12 nëntor Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.

Ndeshjet e futbollit, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në shumicën e vendeve tjera zhvillohen pa tifozë. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button