“Prizma”: Udhëheqës i “Shvercerave” dhe një këngëtar e këshillojnë zëvendëskryetarin e Qeverisë, Grubi

Omer Bunjaku, udhëheqës i “Shvercerave” dhe Shpat Kasapi, këngëtar i famshëm, nga 13 nëntori i këtij viti janë këshilltarë të zëvendëskryetarit të parë në Qeveri dhe ministër për Sistem Politik, Artan Grubi, shkruan“Prizma”. Biografia e Bunjakut është e shkurtë, ka mezi 70 fjalë, ndërsa gjysma e tyre janë shpenzuarpër t’u përshkruar angazhimi si këshilltar aktual i Grubit. Ai, njofton “Prizma” duke u thirrur në biografinë e pranuar nga Qeveria, ka diplomuar për turizëm dhe menaxhment, është drejtor i klubit të futbollit Shkupi, ndërsa krahas maqedonishtes flet edhe shqip, anglisht dhe turqisht, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk.

Kërkimi në internet për Omer Bunjakun, në anën tjetër, zbulon shumë më tepër të dhëna.

“Veçanërisht te shqiptarët, Bunjaku është i njohur si udhëheqës i grupit të tifozëve “Shvercerat”, grupi i njëjtë, themelues i të cilit ka qenë Grubi. Ka dosje “të begatshme” policore dhe probleme me ligjin nga viti 2011. Këshilltari aktual i Grubit ka marrë pjesë në konfrontimet në Kala në vitin 2011 për ndërtim të kishës-muze. Jo vetëm që ka marrë pjesë, por zëvendësministri i atëhershëm për punë të brendshme, Xhevad Buçi, përkohësisht e çliroi kur para kamerave televizive ia zgjodhi prangat. Pastaj emri i tij u gjend në aktgjykimin për pesëdhjetë të dënuarit për këto incidente që e shqetësuan opinionin dhe një kohë të gjatë e tronditnin marrëdhëniet ndëretnike para një dekade. Pas publikimit të aktgjykimit për të dënuarit, publikisht me gjykim kanë reaguar edhe Grubi edhe lideri i partisë, Ali Ahmeti”, shkruan “Prizma” dhe shton që më tej ai ka qenë i dënuar edhe me dënim me burg për një incident në një kafene në çarshinë e vjetër të Shkupit.

Këngëtari i famshëm, Shpat Kasapi para pak kohe gjithashtu është futur në kabinetin e Grupit. Ai është i biri i ish deputetes së LSDM-së, Gjylymsere Kasapi, ndërsa ka qenë këshilltar i zëvendëskryetarit për kulturë dhe shoqëri.

“Në biografinë e dërguar i shkruan edhe që “ka marrë pjesë në më tepër ngjarje të lidhura me promovimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe në rajon”, megjithëse nuk ka shkruar për çfarë ngjarje bëhet fjalë. Përveç gjuhës maqedonase dhe shqipe, flet edhe anglisht dhe turqisht. Mirëpo, edhe pse biografia që na është dërguar nuk ishte shumë e vëllimshme, shumë më e vëllimshme është ajo biografi që e ka në Vikipedia, kur shkruan që karrierën muzikore e ka filluar në moshë të hershme, ka marrë pjesë në shumë festivale muzikore, ndërsa ka fituar edhe shpërblime. Përveç se në Maqedoni, ka performuar edhe në Shqipëri”, shkruan Prizma.

Gjithë storjen për këshilltarët e Grubit, por edhe për atë, kush i këshillon edhe zëvendëskryetarët e tjerë, Fatmir Bitiqi, Lupço Nikollovski dhe Nikolla Dimitrov, lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button