fbpx

RMV, mënyra e re e mësimit mund të fillojë në shtator me klasën e parë dhe të gjashtë, ja cilat janë risitë

Në shtator mund të fillojë koncepti i ri me lëndë të integruara në arsimin fillor, edhe atë me nxënës të klasës së parë dhe të gjashtë. Në mënyrë të njëpasnjëshme do të vazhdohet në klasat tjera dhe në periudhë prej 5 vitesh do duhej të ndryshonte tërësisht sistemi arsimor, thotë ministrja për Arsim dhe Shkencë, Milla Carovska, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të jetë serioze përnjëherë ta ndryshojmë sistemin arsimor”, tha Carovska në prezantimin e sotëm të draft-konceptit në Qeveri bashkë me grupin punues, duke shtuar që nga sot fillon debati publik për konceptin, do të dëgjohen mendimet nga të gjitha palët e prekura me qëllim të arrihet zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Për reaksionet nga opinioni profesional për atë se kush do të jetë i përfshirë në përgatitjen e konceptit, Carovska tha që në konkursin publik mund të paraqiten të gjithë.

Carovska thotë që mësimi nuk do të lidhet vetëm me një burim dhe do të mund të përdoren burime të ndryshme të nxënies. Ajo përsërit që me konceptin e ri, mësimdhënësit do të vazhdojnë të ligjërojnë lëndë të cilat edhe paraprakisht kanë mbajtur mësim dhe që asnjë mësimdhënës nuk do ta humb vendin e punës.

“Me lëndët e integruara, bashkohen temat dhe njëkohësisht, mësimdhënësit e biologjisë, kimisë dhe fizikës do të ligjërojnë një temë. Për shembull, kur do të mësohet për ekologji dhe mjedis jetësor. Në biologji do të mësohet për ndikimit e njeriut mbi natyrën dhe zhvillim të qëndrueshëm, në kimi për ndotjen, kurse në fizikë për burime të rigjenerueshme të energjisë. Kuptohet që do të nevojiten libra të ri. Ne edhe tani kemi nevojë për libra të ri, e lëre më për koncept të ri arsimor. Programet arsimore do të përpunohen nga mësimdhënës, profesorë universitar dhe këshilltarë nga Byroja për zhvillim të arsimit. Në buxhetin e shtetit ka para për libra të ri. Materialet arsimore do t’i përpunojnë mësimdhënësit dhe profesorët më me përvojë. Vëllimin e përmbajtjeve në çdo lëndë mësimore – që edhe do të ligjërohet në masë të madhe, do ta përcaktojë ekipi për përpunim të programeve mësimore”, thotë Carovska.

Ndër risitë që do të fillojnë të aplikohen, është qëndrimi obligativ i nxënësve në shkollë edhe atë 5 orë nga klasa e parë deri në klasë të pestë (3-3,5 orë në mësim) dhe gjashtë 6 orë nga klasa e gjashtë deri në klasë të nëntë (4-4,5 orë në mësim). Gjashtë orë do të jetë qëndrim detyrueshëm i mësimdhënësve në shkollë.

Do të ketë nëntë lëndë obligative, ndërsa risi është që do të zgjedhin ndërmjet gjuhës së dytë të huaj dhe gjuhës shqipe. Me konceptin e ri, megjithëse numri i orëve për arsim artistik është reduktuar në krahasim me fondin e orëve për art muzikor dhe vizatimor, ministrja thotë që nëpërmjet lëndëve të lira zgjedhore nxënësit që demonstrojnë afinitet dhe talent për artet kanë mundësi të përcaktohen dhe të zgjedhin modul të arteve gjatë secilës klasë në arsim fillor.

“Lëndët zgjedhore janë të ndara në 4 kategori, si për shembull për rezonim matematikor/logjik, edukatë seksuale, joga, pilates, gatim, kopshtari, fotografi. Tani prindërit paguajnë orë private për ato aktivitete. Me konceptin e ri, fëmijët do të kenë aktivitete të tilla në shkolla”, thotë profesoresha Violeta Petrovska-Beshka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button