Milioneri më i ri në RMV është gjashtë vjeç

Milioneri më i ri në vend ka vetëm gjashtë vjeç, ndërsa më i moshuari është 101 vjeçar, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për të Ardhura Publike. Drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska sot në konferencë për media kumtoi se, edhe pse shkupjanët dominojnë në listën me të ardhura më të larta, në vendin e parë është një qytetar i Manastirit me të ardhura vjetore të realizuara prej 211 milionë e 360 mijë e 619 denarë. Në vendin e dytë është një shkupjane me të ardhura vjetore bruto pre 172 milionë e 166 mijë e 358 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Në krahasim me vitin 2018, ku të ardhurat më të larta ishin 1 miliar e 56 milionë e 992 mijë e 55 denarë, ka rënie të dukshme, kështu që i ranguari i parë në vitin 2019, në listën e vitit 2018 do të ishte i ranguari i 9-të”, tha Llukarevska.

Strugani i cili ka marrë pagë më të lartë ka punuar në industri me metale, i cili ka paraqitur të ardhura vjetore prej 1,9 milion euro. Në listën e pagave bruto të ranguara më lartë janë edhe pagat në sektorin e shëndetësisë, barnatoreve, arsimit dhe prodhimit të rrobave.

Të ardhurat më të lartë në bazë tjetër 48 milionë e 511 mijë e 454 denarë në nivel vjetor për shërbime të realizuara përkohësisht ndaj një kompanie ndërtimore.

Të ardhura më të lartë të përfitimit kapital ka realizuar një shkupjan i cili i ka shitur pjesë të pronësisë një kompanie të huaj dhe me këtë ka përfituar 88 milionë e 352 mijë e 113 denarë, ndërsa dividend më i lartë i është paguar një qytetari nga manastiri, i cili është pronar i një biznesi në fushën e ndërtimtarisë.

Veprimtaria e pavarur është më fitimprurëse për shkupjanë dhe në 10-të të ranguarit më mirë gjenden avokatët, përmbaruesit dhe pronar të objekteve të hotelierisë. Bujqësia është më fitimprurëse në rajonin e Shkupit, ku një qytetar nga shitja e prodhimeve të veta bujqësore realizoi të ardhura prej 32 milionë e 345 mijë e 815 denarë. Të ardhura më të larta nga blerja janë realizuar në Tetovë, ndërsa të ardhura më të larta nga të drejtat autoriale në Shkup. Të ardhura më të larta nga të drejta të pronësisë industriale janë realizuar në Kumanovë.

Sipas të dhënave të DAP, një shkupjane ka përfituar 29.293.930 denarë nga lotoja dhe pjesëmarrje në loja shpërblyese.

Sipas drejtoreshës së DAP, edhe pse numrat e përgjithshëm janë rritur, në nivel individual shuma e të ardhurave tek qytetarët e ranguar më lartë nuk i ka arritur shumat e të ardhurave të vitit 2018.

Te 35 363 qytetarë janë vërtetuar të ardhura bruto prej mbi një milion denar, ndërsa numri më i madh i qytetarëve, përkatësisht 638 210 kanë realizuar të ardhura bruto prej 100 mijë deri në një milion denar.

Në vitin 2019, gjashtë qytetarë kanë realizuar të ardhura mbi 100 milionë denarë, që paraqet ulje në raport me vitin 2018, kur ka pasur 31 qytetarë të tillë. Gjithsej 426 qytetarë realizuan të ardhura prej 10 deri në 100 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button