Valdes refuzon rinovimin!

Portieri katalanas Viktor Valdes ka refuzuar të vë firmën në kontratën e re të ofruar nga klubi i Barcelonës.

Barca i ofroi atij një marrveshje të re në vazhdën e rinovimeve në Camp Nou por Valdes nuk pranoi dhe e cilsoi të pakthyeshëm vendimin e tij.

Palët ishin mbledhur bashkë me Andoni Zubizaretën për të diskutuar, por menaxherët e portierit e lanë takimin në mes të pakënaqur nga oferta.
Valdes do ta lë klubin ku ka kaluar gjithë karrierën e tij futbollistike në verën e vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button