Presidenti Stevo Pendarovski ndau çmimet “Rini e suksesshme”

Presidenti Stevo Pendarovski dje për herë të parë ndau çmimet “Rinia e Suksesshme” për 8 fituesit, në kuadër të projektit të iniciuar për të inkurajuar punën shkencore, hulumtuese dhe krijuese të të rinjve në vend. Në fjalimin e tij, ai shprehu besimin se përmes kësaj iniciative do të kontribuojë në vlerësimin e punës dhe njohurive të të rinjve, duke rritur motivimin për arritje të reja të shkencëtarëve të rinj, talentëve, artistëve, krijuesve dhe do t’i inkurajojë ata që të vazhdojnë të investojnë në punën e tyre dhe të zhvillojnë talentin e tyre, njofton Portalb.mk.

“Kemi të rinj shumë të suksesshëm, krijues që janë e ardhmja e vendit tonë. Pres që ata të marrin vendin e tyre në shoqëri, të jenë pjesë e institucioneve arsimore dhe shkencore, ndërmarrjeve, industrive krijuese dhe të kontribuojnë në shoqërinë tonë,” tha Pendarovski, duke shtuar se ai personalisht do të angazhohet ngritjen dhe mbështetjen e iniciativave dhe projekteve, qëllimi i të cilëve ëshë të zvogëlohet dalja e të rinjve nga vendi.

Nga gjithsej 79 aplikime për vitin e kaluar kalendarik për rezultate të arritura sipas tetë kategorive, për shkencëtarin më të ri në shkencat shoqërore u zgjodh Anastas Vangeli, doktor i shkencave sociale në fushën e sociologjisë, shkencëtari i ri më i mirë në shkencat humane është Borçe Arsov, doktor i shkencave të filologjisë në gjuhën maqedonase, dhe shkencëtari më i mirë i ri në shkencat matematiko-natyrore dhe teknike është Kimet Jusufi, fusha e të cilës është kërkimi shkencor graviteti dhe mekanika kuantike. Monika Gjorgjieva, e cila mori doktoraturën e saj në Universitetin Claude Bernard Lyon 1, u zgjodh si shkencëtarja më e mirë e re në shkencat mjekësore dhe Vesna Baçeva, novatorja e re që u diplomua në Institutin federal të teknologjisë zvicerane, u zgjodh si novatorja më e mirë.

Në kategorinë e talentëve të rinj, për nxënësit e shkollave të mesme, çmimi “Rini e Suksesshme” iu dha Angela Busheskas, e cila fitoi medalje ari dhe argjendi për debatuesin më të mirë në olimpiadën ndërkombëtare World Scholar’s Cup dhe Owlypia. Fituesi i çmimit për arritjen e suksesit të veçantë dhe afirmimin në përfshirjen e të rinjëve me aftësi të kufizuara është Ardian Shabani, një sportist aktiv në shoqatën “Jeta Aktive” në Tetovë dhe anëtar i rregullt i Federatës sportive. Simona Dimkovska u zgjodh si artistja më e mirë e re, e cila pasi diplomoi në Fakultetin e Arkitekturës në vitin 2015 u diplomua në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup.

Përzgjedhja e bartësve të këtij çmimi u bë nga një komision prej 23 anëtarësh, akademikë nga AShAM-i, profesorë të njohur në fushën e shkencave natyrore, teknike dhe sociale nga universitetet e RMV-së dhe jashtë saj, ekspertë në fushën e mjekësisë, komunitetit të biznesit dhe kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button