fbpx

Tetë vjet nga “E hëna e zezë”, ja momenti i sjelljes brutale ndaj deputetëve dhe gazetarëve (VIDEO)

Sot bëhen tetë vjet nga “E hëna e zezë” në Kuvendin e Maqedonisë kur sigurimi kuvendor duke tërhequr zvarrë, i nxori jashtë deputetët dhe gazetarët nga seanca plenare ku miratohej buxheti i vitit 2013, shkruan Portalb.mk.

Nga salla janë larguar gazetarët që të mos dëshmojnë dhe dokumentojnë sjelljen brutale të sigurimit të Kuvendit të Maqedonisë.

Përleshja për buxhetin filloi në mesin e dhjetorit, pasi që një grup i deputetëve revoltoheshin se po miratohej buxhet jozhvillimor me harxhime të mëdha për projektin “Shkupi 2014”. Amendamentet e tyre qenë refuzuar dhe debati për të u anashkalua.

Përderisa deputetët e dy taborëve zhvillonin betejë në ndërtesën parlamentare, jashtë saj, u grumbulluan simpatizues të dyja palëve, mirëpo nuk erdhi deri te përplasja e tyre, edhe pse atmosfera ishte mjaft e tensionuar.

E gjithë kjo rezultoi me krizë politike e cila përfundoi me pjesëmarrje të gjithë partive politike në zgjedhjet lokale ndërsa më pas u formua Komisioni Anketues, anëtarët e të cilit konfirmuan se në atë ditë është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë.

Në lidhje me këtë rast, në fillim të dhjetorit të 2017-s, ministri i Punëve të Brendshme, që vjen nga radhët e atëherë partisë opozitare, tash në qeveri, LSDM-ja, Oliver Spasovski njoftoi se gjatë të “hënës së zezë” policët që i nxorën deputetët dhe gazetarët nga Kuvendi janë shpërblyer nga ish pararendësja e tij, Gordana Jankulloska që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

“Na ndodhi 24 dhjetori. Nuk është reaguar ashtu siç duhet dhe nuk mundej të pastrohet, pasi që u ishte dhënë urdhër zyrtarëve policor që të vijnë dhe t’i nxjerrin me dhunë gazetarët dhe deputetët. Dhe jo që i kanë nxjerrë jashtë, ja publikisht e them, ish ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme i ka shpërblyer të gjithë ata zyrtarë policor me nga 12.000 denarë shtesë në pagë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button