RMV: Shoferi i cili hyri me automjet në qendër të Shkupit është gjetur dhe dënuar

Shoferi i automjetit të tipit “Bentli” që me një shpejtësi të madhe ka hyrë në qendër të Shkupit, me ç’rast ka rrezikuar jetën e qytetarëve, është gjetur dhe dënuar, shkruan Maxfax, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për personin B.A. nga Haraçina, ndërsa rastin e ka konfirmuar dhe kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të procesverbalit që i është dorëzuar kryesit të veprës.

Procesverbali

Në fotografi mund të vërehet se B.A. është dënuar sipas nenit 187, paragrafi i 6 i Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor.

Vendimi thotë: Gjobë në shumë prej 45 eurosh në kundërvlerë në denarë, me procedurë të detyrueshme do ti lëshohet çdo pjesëmarrësi në komunikacion, respektivisht do ti regjistrohen 25 pikë negative në pajtim me këtë ligj, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni.

Videoja që po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, tregon se si automjeti afrohet në “tunelin ndriçues” të vendosur në qendrën e qytetit të Shkupit, ku njerëzit e mbledhur përreth dekorimeve të vitit të ri me frikë u tërhoqën anash, ndërsa automjeti me shpejtësi kaloi në skajin tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button