PDK-ja e caktoi kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e radhës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) paralajmëroi se në zgjedhjet e radhës Enver Hoxhaj do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie, transmeton Portalb.mk.

“Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetasit që sot nuk i kemi këtu, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin”, deklaroi sot Uran Ismaili, sekretari i partisë në një konferncë për media.

Ai theksoi se do të mund të lidhin koalicion me ndonjë parti tjetër, por kandidati për kryeministër nuk do të ndryshojë.

Ndryshe, në fund të muajit janar ose në fillim të muajit shkurt pritet të mbahet procesi zgjedhor në vitin 2021. Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Vjosa Osmani, dje dhe sot ka zhvilluar takime me partitë politike për të biseduar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

“Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtjesore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button