Osmani mbaroi takimet me partitë politike, paralajmëroi shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Vjosa Osmani, dje dhe sot ka zhvilluar takime me partitë politike për të biseduar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, transmeton Portalb.mk.

“Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtjesore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, deklaroi Osmani.

Presidenca njoftoi se Osmani do të zhvillojë takime edhe me Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe institucionet kompetente për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, pasi dje zhvilloi takim me VV-në, LDK-në, PDK-në dhe AAK-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button