Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë

Pesëdhjetë e gjashtë për qind e amerikanëve besojnë në dashuri në shikim të parë, ndërsa kjo përqindje është më e madhe tek të anketuarit që janë në martesë ose lidhje.

Për amerikanët dashuria në shikim të parë është ende reale, ka treguar hulumtimi i CBS-së në bashkëpunim me ‘Vanity Fair”. Madje 56 për qind e tyre besojnë në këtë formë të dashurisë, ndërsa kurrë nuk lexojnë e-mailat e partnerëve të tyre dhe besojnë që seksi i mirë është shumë i rëndësishëm për lidhje kualitative dhe të suksesshme.

Siç kanë treguar rezultatet e hulumtimit në 1100 të anketuar të rritur, vetëm 17 për qind të tyre kontrollojnë e-mailat e partnerit ose partneres, kështu që gjithçka që shikojmë në filmat amerikan, dhe që nganjëherë na duken edhe qesharake, ekzistojnë me të vërtetë. Njëkohësisht, më së shpeshti grinden rreth përzgjedhjes së programit televiziv, madje më shpesh se për shkak të punëve të shtëpisë.

Është thyer edhe miti për vjehrrat dhe nuset sepse tre të katërtat e të anketuarve kanë deklaruar që merren vesh mirë me anëtarët e familjes së partnerit.

Ndoshta do të duket e çuditshme, por 45 për qind e tyre ende besojnë që është e hijshme të kërkohet dora e partnere s së vet nga babai i saj, ndërsa pavarësisht pikëpamjeve liberale në botë, amerikanët janë shumë konservativ ndaj lidhjeve të hapura. Gati gjysma e të anketuarve lidhjen e tillë e konsideron të gabuar, ndërsa madje një e katërta mëkat. 

Lajme të ngjashme

Back to top button