RMV, rezultati i dobët i nxënësve në gara ndërkombëtare është arsye për konceptin e ri, vlerësoi ministrja Carovska

Koncepti i ri për arsimin fillor i propozuar nga ministrja e arsimit dhe shkencës në RMV, Milla Carovska, ka arsyetuar nismën e saj me rezultatet e dobëta të nxënësve në gara ndërkombëtare dhe me arsye tjera, transmeton Portalb.mk.
“Rezultatet e dobëta të nxënësve nga RMV-ja në garat ndërkombëtare, kritikat për cilësinë e përmbajtjes së librave, por edhe reagimet e shpeshta nga arsimtarët janë treguesit themelor për ndryshime të shpejta dhe të mëdha në arsim dhe pikërisht kjo e nxiti përpunimin e Konceptit të ri për arsimin fillor”, deklaroi Carovska.
Ministrja theksoi se OSBE dhe UNICEF kanë vërejtur se nxënësi në RMV zhvillojnë rreth 900 orë më pak mësim. Ajo vlerësoi se çdo ditë në të cilin nxënësit mësojnë në libra jocilësor, duke ndjekur programe arsimore joadekuate, do të sjellin pasoja të mëdha në gjeneratat e reja.
“Së pari, asnjë mësimdhënës nuk do të humb vendin e punës. Së dyti, presim nga institucionet e arsimit të lartë të vazhdojnë me krijimin e kuadrit të ri, pasi me konceptin e ri për arsimin fillor presim që numri i kuadrit të kërkuar të rritet, në çdo discipline shkencore”, premtoi Carovska.
Qeveria në seancën e 32-të vendosi që të fillojë një debat për Konceptin e ri, ku do të përfshihen MASH-I, Biroja për zhvillimin e Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e tyre.
Ndryshe, rezultatet e testimit TIMSS të realizuar në vitin 2019 në 58 vende, kanë treguar që nxënësit e Maqedonisë së Veriut renditen në vendin e 51-të në shkencat natyrore, derisa në matematikë në vendin e 45-të.
- LEXO: Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte
- LEXO: Milla Carovska: Me konceptin e ri, nxënësit do të mësojnë dhe mendojnë në mënyrë kritike
- LEXO: RMV, reformat në arsim: Në shkollë do tëmësohet edhe për edukim mediatik, ekologji dhe higjienë
- LEXO: Pas reagimeve, MASH për reformat e paralajmëruara: Nuk do ta shfuqizojmë asnjë disiplinë shkencore
- LEXO: RMV, Biologjia, Kimia dhe Fizika, të kombinuara në lëndën Shkencat natyrore do të mësohen në module të veçanta
- LEXO: Byroja për Zhvillim të Arsimit: Nxënësit do të mësojnë histori, por në mënyrë të përshtatur për moshën e tyre
- LEXO: RMV, me programin e ri për arsim të mjedisit jetësor, të rinjtë do të mësojnë për ndryshimet klimatike
- LEXO: Carovska: Mësuesit nuk do të mbeten pa punë
- LEXO: RMV, reforma sipas mënyrës sonë: Nga zhurma nuk dëgjohen argumentet
- LEXO: Vetëm shtatë shtete kanë nxënësit më të dobët se Maqedonia e Veriut, sipas rezultateve të testimit TIMS, reagoi MASH