RMV, u miratuan ndryshimet e ligjit për qendrën e re klinike, për mbrojtje sociale dhe për mbrojtje të fëmijëve

Kuvendi në seancën e sotme, miratoi me procedurë të shkurtuar propozimin e Qeverisë të ligjit për realizim të projektit “Qendër e re Klinike Universitare” për ndërtim dhe vendosje në përdorim të kompleksit të ndërtimeve. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në sqarimin e nevojës për miratimin e propozim ligjit me procedurë të përkushtuar theksoi se me atë pritet përshpejtim i të gjitha mekanizmave në pjesë e ndërtimit të qendrës klinike, projekt që pritet që moti, transmeton Portalb.mk.

“Besoj se ajo do të thotë cilësi më e madhe për shërbime shëndetësore dhe qasje e balancuar e qytetarëve”, theksoi Filipçe.

Deputetët sot i miratuan edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje sociale dhe të ligjit për mbrojtje të fëmijëve.

Me propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje të fëmijëve, lehtësohet qasja për realizim dhe shfrytëzim të shtesës për arsim në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme. Vërtetohet se e drejta e shtesës për arsim shfrytëzohet për fëmijë i cili merr pjesë në më së paku 85 për qind nga numri i përgjithshëm i orëve të realizuar mësimore.

Ky ligj u miratua me shumë votash nga deputetët prezent, me çka duhet të ketë shumicë votash edhe nga deputetët prezent të cilët u takojnë bashkësive që nuk janë shumicë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button