ASHMAA: Padi kundërvajtëse kundër TV Iris, për shkak të raportimit jo të balancuar në zgjedhjet lokale në Shtip

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka konstatuar se televizioni Iris e ka shkelur nenin 75, paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor dhe prej këtu propozon që të ngritët procedurë kundërvajtëse kundër këtij mediumi.

“Radiodifuzioni gjatë raportimit në kohën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Pllasnicës dhe Shtipit në vitin 2020, nuk ka siguruar mbulim të balancuar të procesit zgjedhor në emisionet ditore informative në pajtueshmëri me parimin e barazisë për të gjithë kandidatët për kryetar të komunës. Struktura e fjalimeve direkte në lajm e pasqyron konceptim e TV Iris që të raportojë në mënyrë dominuese për kandidatin e LSDM-së, Sashko Nikollov i cili ka marrë më shumë mundësi për fjalime të drejtpërdrejta prej 26 minuta dhe 5 sekonda që përfshin dy të pestat e kohës së përgjithshme për fjalime të drejtpërdrejta në lajme dhe me këtë i është dhënë më shumë hapësirë se cilitdo subjekt tjetër nga artikujt e analizuar”, thuhet në raportin e ASHMAA-së për vëzhgimin e mbulimit mediatik të zgjedhjeve nga ana e TV Iris, në periudhën prej 21 nëntor deri më 10 dhjetor.

Në atë, shtohet se “në vend që të raportojë për aktivitetet e të gjithë kandidatëve për kryetar të komunës në Shtip, ka informuar për aktivitetet e vetëm të dy kandidatëve për kryetar të komunës, me çka ia ka shkurtuar publikut të saj mundësinë që të njihet me ofertën e përgjithshme zgjedhore”.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button