Anketë e Brima Gallup: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut optimistë se viti 2021 do të jetë më i mirë se viti 2020

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mendojnë se viti 2021 do të jetë më i mirë se ky vit, por nuk janë optimistë në lidhje me prosperitetin ekonomik, tregon hulumtimi i Brima Gallup, njofton Portalb.mk.

Sipas një ankete të kryer nga 1 deri më 9 dhjetor 2020 me 504 persona mbi moshën 18 vjeç, qytetarët janë relativisht të lumtur ose 29 përqind janë përgjigjur se ndihen të lumtur, 38 përqind se nuk janë as të lumtur as të palumturdhe 32 përqind deklaruan se ndihen të palumtur.

Indeksi global i shpresës sillet +19 përqind, kurse në vend +24 përqind. Indeksi i lumturisë nga ana tjetër në nivel botëror është +40, kurse në Maqedoninë e Veriut -3 përqind.

“Në pyetjen “A mendoni se viti 2021 do të jetë më i mirë, më i keq apo i njëjtë me vitin 2020, më shumë se dy në pesë të anketuar në nivel global (43%) u përgjigjën se dymbëdhjetë muajt e ardhshëm do të jenë më të mirë se ato paraardhës, 24% vlerësojnë s do të jetë më i keq dhe 26 përqind që do të mbetet i njëjtë. Në vend, pothuajse dy herë më shumë të anketuar presin që viti 2021 të jetë më i mirë (50 përqind) sesa ata që presin që të jetë më i keq (26 përqind), 22 përqind mendojnë se do të jetë i njëjtë dhe tre përqind janë përgjigjur se nuk e dinë. Në pyetjen nëse “A do të jetë viti i ardhshëm në krahasim me këtë vit, vit prosperitetit ekonomik, vështirësive ekonomike apo do të mbetet i njëjtë për vendin tonë”, në Maqedoninë e Veriut më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se viti 2021 do të jetë vit i vështirësive ekonomike (52%) , kundrejt 28 përqind që mendojnë se do të jetë vit i prosperitetit ekonomik, ndërsa 18 përqind presin që të jetë i njëjtë me atë të mëparshmin”, tregon sondazhi.

Në nivel global, pothuajse gjysma e të anketuarve presin që viti 2021 të jetë vit i vështirësive ekonomike (46 përqind), 25 përqind presin që të jetë vit i prosperitetit ekonomik dhe afërsisht sa kjo përqindje presin që viti i ardhshëm të jetë i njëjtë me atë të mëparshëm (24 përqind).

“Pasqyra e prosperitetit ekonomik në nivel global është në ndikim të fuqishëm nga përgjigjet e qytetarëve të BE-së, te të cilët dominon shprehja e pesimizmit. Përgjigje të tilla janë për shkak të faktit se pandemia në shumë vende të BE-së nuk tregon shenja të të qenit nën kontroll. Gjithsej 63 përqind besojnë se viti i ardhshëm do të jetë vit i vështirësive ekonomike”, vlerëson BRIMA.

Lidhur me Indeksin e lumturisë dhe pyetjen “A ndjeheni, në përgjithësi, personalisht shumë të lumtur, të lumtur, as të lumtur as të palumtur, të palumtur apo shumë të palumtur në jetë?”, në nivel global, përkundër pesimizmit ekonomik, lumturia mbizotëron. Gjithsej 54 përqind e popullsisë së botës e përshkruajnë veten si të lumtur (shumë të lumtur 13 përqind + të lumtur 41 përqind), ndërsa 14 përqind si të palumtur (të palumtur 10 përqind + shumë të palumtur 4 përqind).

Raporti vjetor global i Gallup International Association mbi temën “Pritjet e qytetarëve të botës për vitin 2021” u zhvillua në më shumë se 40 vende, gjatë së cilës anketoi më shumë se 38,000 qytetarë në të gjithë botën. Epilogu i përgjithshëm është se nëse viti 2020 do të mbahet mend si një vit i pandemisë dhe karantinës, popullsia botërore është më optimiste për vitin 2021.

Maqedonia e Veriut ishte pjesë e këtij hulumtimi të kryer nga agjencia hulumtuese Brima, anëtar i Gallup International.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button