RMV, shpërblim deri 30.000 denarë për kuadrin mjekësorë të ushtrisë që janë të përfshirë në luftën kundër Kovid-19

Punonjësit shëndetësor nga Ministria e Mbrojtjes të cilët janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me KOVID-19 do të marrin shpërblim në para, i cili, do të varionjë nga 20,000 deri në 30,000 denarë, informoi Ministria e Mbrojtjes, njofton Portalb.mk.

“Qeveria pranoi propozimin e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për shpërblimnë të njëhershëm në para për punëtorët puntorët shëndetësor nga Ministria e Mbrojtjes të cilët janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me KOVID-19. Shuma e shpërblimit për sakrificën e tyre, varësisht nga specialiteti, varion nga 20,000 deri në 30,000 denarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në muajt e kaluar, një numër i madh i personelit mjekësor nga Qendra Mjekësore Ushtarake janë përfshirë aktivisht në luftën kundër KOVID 19 në Qendrën për Shëndet Publik dhe në Spitalin 8 Shtatori, ndërsa në muajin e fundit ata kanë dhënë mbështetje për kolegët e shëndetit publik në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, Klinikën për Fiziologji Pulmonare dhe Klinikat tjera të mjekësisë interne.

Kujtojmë se edhe 7600 punonjës të tjerë shëndetësor që punojnë me pacientë kovid do të marrin shpërblim prej 30 mijë denarësh. Këtë e njoftoi vetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, më 17 dhjetor, në një deklaratë për media.
“Investojmë në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punëtorët shëndetësorë duke rritur pagat. Pas zbatimit të asaj politike, tani për festat e Vitit të Ri të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike që punojnë me pacientë kovid, e që janë mjekët, infermierët, personel ndihmës-teknik, ndihmësit, transportuesit, personat teknikë që punojnë repartet ku trajtohen pacientët me Kovid-19 do të marrin një shpërblim të njëhershëm. Bëhet fjalë për 7,600 punonjës të shëndetit publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë secili”, tha Filipçe.
Ndryshe, Qeveria me rebalancin e buxhetit, ka ndarë 54 milionë denarë për shpërblimin e të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button