fbpx

Gostivari, Mavrova dhe Kodra e Diellit bëhen MIP Qendra për zhvillim turistik

Në Gostivar, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit do të lëshohen në funksion MIP (të mençur, info dhe promo) qendra për zhvillim turistik. Për pajisjen e tyre janë investuar 6.437.054 denarë (104.000 euro) në suaza të Planit të rajonit të Pollogut, e me përkrahje nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Ato duhet të mundësojnë qasje më të lehtë tek informatat dhe zhvillim të turizmit në këtë rajon, rritje të punësimeve si dhe të investimeve, kanë njoftuar nga Ministria për Vetëqeverisje Lokale.

“Tre MIP Qendrat e rrjetëzuara të reja që do të jenë në funksion në Gostivar, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit do të punojnë dhe do të ofrojnë shërbime të themeluara në platformë qendrore digjitale, të bazuar në procese të standardizuara pune dhe do të grumbullojnë të dhëna për sjelljen dhe preferencat e turistëve, duke i transformuar në informata dhe dituri për shërbim efikas”, sqaroi ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski.

Sipas tij, mënyra më e suksesshme për përmirësimin e ofertës turistike është komunikim i drejtpërdrejtë, ballë për ballë me turistët, kurse ajo është e mundur edhe nëpërmjet platformës digjitale për këmbim të dhënave në kohë reale për vizitorët e vendit turistik. Projekti drejtpërsëdrejti përfshin rreth 176 mijë qytetarë të këtij rajoni.

“Tre MIP qendrat lidhem me platformë digjitale që do të jetë e azhurnuar me të dhënat më të reja për të dhënat e kategorisë turistike, aventuriere, hotelerike, për muze dhe ngjashëm, të shoqëruara me marketing dhe materiale promovuese, si dhe trajnime për shërbim, marrëdhënie dhe komunikim të punonjësve që do të jenë të punësuar në qendrat”, ka thënë Milevski.

Ai tha që edhe me këtë projekt do të rritet numri i investimeve nëpërmjet startap nismave për rreth 6 % të ofertës së përgjithshme turistike, do të rritet shkalla e punësimit në rajon për 1 deri 2 % në 18 muajt e parë, si dhe numri i turistëve deri 12%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button