RMV, vendimet e Qeverisë në lidhje me vaksinat, shkollat fillore, teatrot, mbeturinat dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 32-të, ku ndër të tjera vendosi për miratimin e Programit të Ministrisë së Kulturës për ndërtimet në teatrot e ndryshme, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme Qeveria miratoi Programin e Ministrisë së Kulturës për ndërtimin e objekteve të reja dhe renovimin e objekteve ekzistuese që i shfrytëzojnë institucionet e kulturës.

“Me ndryshimet e programit është paraparë vazhdim i ndërtimit të objekteve të reja për teatrin e Tetovës, Strumicës dhe Velesit, planifikimi për fillimin e sigurimit të dokumenteve projektuese për renovimin e objektit të teatrit në Kumanovë dhe sigurimin e dokumenteve për kontroll teknik të renovimit të Teatri Shqiptar”, njoftojnë nga Qeveria.

Paketa e ligjeve për përzgjedhjen dhe menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian u miratua në këtë seancë. Dispozitë e këtyre ligjeve është ndalimi i përdorimit të qeseve të plastikës.

“Parashikohet ndalimi i qeseve plastike, modelit ekologjik të paketimit dhe mundësive për dorëzani dhe stimulimin e paketimit kthyes”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se këto propozime duhet të miratohen në Kuvendin e RMV-së.

Qeveria theksoi se komunat do të jenë të detyruar t’i mundësojnë qytetarit përzgjedhjen e mbeturinave.

“Përgjegjësia për gjithë ciklin e mbeturinave nga prodhimi deri në riciklim të prodhimit është e prodhuesit, ndërsa qytetari do të jenë të detyruar të kryejnë përzgjedhjen e mbetjeve”, sqarojnë nga Qeveria.

Në lidhje me Planin aksional për Liqenin e Prespës qeveria miratoi mjete në vlerë prej 44 milionë denarëve.

Qeveria miratoi detyrat shtesë për përgatitjen urgjente për pranimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe aplikimin e vaksinimit kundër Kovid-19. Plani nga institucionet përkatëse duhet të dorëzohet në Qeveri në afat prej shtatë ditëve.

Në këtë seancë u vendos që të fillojë debate për propozim-konceptimin e ri për arsimin fillor, ku do të jenë të përfshirë Qeveria, Biroja për zhvillimin e arsimit, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

Udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut janë të detyruar të futen në karantinë kur të arrijnë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button