RMV, armë dhe drogë në bunkerin e një shtëpie në Hasanbeg, paraburgim për të dyshuarin, Prokuroria filloi hetimet

Policia e Maqedonisë së Veriut zhvilloi bastisje në shtëpinë e 27 vjeçarit në Hasanbeg, ku gjeti armë dhe lëndë narkotike, transmeton Portalb.mk. Prokuroria njoftoi sot se ka filluar hetimet dhe do të mbahet 30 ditë në paraburgim i dyshuari.

Raportohet se Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa Prokuroria ka filluar hetim të rastit. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 4.5 kilogram heroinë dhe një kilogram kokainë.

“Gjatë kontrollit, u gjet një pistoletë Magnum 357, një pistoletë HS dhe pako me rreth 200 plumba”, njoftojnë nga policia, duke sqaruar se armët dhe sasia e drogës është gjetur në një bunker special.

Prokuroria publike në orët e pasdites ka njoftuar se ka filluar hetimet për rastin.

“Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike-Shkup deri te Gjykata themelore penale-Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjykata e ka pranuar propozimin dhe me Vendim të dyshuarit I është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, njoftojnë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button