‘Çmendet’ Bayern, kërkon Neymar-in dhe Raul-in

Pas “bombës” me Guardiolën skuadra e Bayern Munchen ka vendosur të lë gjurmë këtë afat kalimtar duke sjellë në Munich yllin brazilian të futbollit Pablo Neymar si dhe legjendën e futbollit spanjol Raul Gonzales.

Raul është njohës i mirë i futbollit gjerman dhe do të ishte një kombinim perfekt me Guardiolën në stolin bavarez. Mardhëniet e mira me Gurdiolën shtojnë mundësitë që Raul të jetë ndihmëstrajner në Munchen.

Siç raportojnë mediat gjermane, Neymar mund të jetë dhurata e parë e drejtuesve të Bayernit për trajnerin e ri të skuadrës Pep Guardiola, ndërsa ky i fundit ka vlersuar lartë futbollistin në të gjitha deklarimet e tija të mëparshme.

Midis klubeve që vlersojnë brazilianin është Barcelona e cila ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij, shumë kjo që Bayern mund ta përmirsojë ndjeshëm.

Ditët në vazhdim do të definohet e ardhmja e Neymar por gjithmon sipas mediave gjermane bavarezet tashmë kan nisur kontaktet e para me agjentin e futbollistit. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button