Denoncimi i ndotësve në Tetovë si në mesjetë, duhet të mbushen formulare, s’ka mënyrë tjetër

Denoncimi i ndotësve të ambientit jetësor në Tetovë është si në mesjetë, gjegjësisht, nuk ekziston asnjë mënyrë e digjitalizuar për ta bërë këtë, madje as përmes telefonit. Në rast se dëshmoni “krim” kundër natyrës, qytetarët duhet të shkojnë personalisht në objektin e inspektoratit komunal, edhe atë vetëm deri në ora 16:00. “E-report” është jofunksionale, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët të cilët pas orës 16:00 apo larg objektit të inspektoratit komunal në Tetovë dëshmojnë krim kundër natyrës, e kanë të pamundur ta denoncojnë atë. Kjo për shkak se nga “denoncimi” deri në marrjen e masave nga inspektorati, ka hapësirë të digjet i tërë mali, dhe ndotësit të mos kapen asnjëherë.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

Nga Komuna e Tetovës na informuan se e vetmja mënyrë për të denoncuar ndotësit, është përmes mbushjes së një formulari në objektin e inspektoratit komunal, më pas i njëjti duhet të arkivohet dhe të hapet lëndë.

“Denoncimi bëhet në inspektoratin komunal, i njëjti më pas arkivohet dhe hapet lëndë. Ky objekt gjendet menjëherë afër objektit të komunës së Tetovës” thanë për Portalb.mk nga komuna e Tetovës.

Qytetarët të painformuar për mënyrën e denoncimit, kërkojnë funksionalizimin e “E-report”

Aktivistja Elmedina Abdullahu nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dje ka dëshmuar një rast të ndotjes të ambientit jetësor, sipas saj, ka tentuar disa here të konktaktoje me numrat që komuna e Tetovës i ka shënuar në ueb faqe për të denoncuar ndotjen, por pa sukses.

“Unë nuk arrita ne ueb faqe të gjej kontakt të inspektoratit për mbrojtje te ambientit pranë Komuna e Tetovës / Општина Тетово a ka dikush informatë nëse për veç numrit 0800 5 50 43 dhe e-report (JOFUNKSIONAL TË DYJA) ku mund të paraqitet ndotja?” shkruan Elmedina Abdullahu.

Një prej pronarëve të një shitoreje në “Bllok 82” për Portalb.mk tha se shumë herë ka qenë dëshmitar se para shitores së tij, janë djegur mbeturina, të cilat siç thotë ai, nuk e din nga kanë ardhur por i njëjti nuk është i informuar se ku duhet të paraqesë këtë.

“Kam pa vet, shumë herë, para shitores time kanë djegur mbeturina të cilat vetë i kanë sjellë. Numri që fillon me 0800 i komunës nuk është funksional, paraqitet sekretarja, nuk bën, ndërkaq inspektorë nuk e dimë se kush janë” tha ai.

Screenshot nga ueb faqja e Komunës së Tetovës.
Screenshot nga ueb faqja e Komunës së Tetovës.

Rikujtojmë se disa ditë më herët, Portalb.mk dëshmoi djegien e mbeturinave te lagjja e romëve, për këtë informuam edhe drejtorin e inspektoratit komunal për ekologji, Gezim Ganiu, ndërkaq asnjë masë nuk u ndërmor për zbardhjen e atij rasti.

Për pasojë, shumë raste të ndotjes së ambientit jetësor, nuk kanë epilog

Disa nga rastet për të cilat autorët ngelën të pazbuluar, si pasojë e paaftësisë të inspektoratit ekologjik janë:

Dhe shumë tjera të cilat qytetarët vazhdimisht i denoncojnë në “E-report” për arsye se numri i vendosur në webfaqen e Komunës (0800-55-043) për denoncimin e këtyre rasteve, është jofunksional.

Ekspertët alarmojnë, sa më i ndotur ajri, aq më gjatë qëndron virusi korona në ajër

Ratko Davidoski, specialist i ekologjisë shëndetësore në Qendrën për Shëndet Publik të Tetovës kishte deklaruar se përqendrimi i grimcave PM-10 në ajër mund të përkeqësoje gjendjen me pandemisë pasi që virusi korona mund të qëndroje në ajër më shumë se zakonisht, pikërisht për shkak të ajrit të ndotur.

Ratko Davidovski, drejtor i ISHP Tetovë
Ratko Davidovski, drejtor i ISHP Tetovë

“Sezoni i nxemjes filloi duke rritur përqëndrimin e grimcave PM-10 në ajër. Kjo mund ta përkeqësojë gjendjen pasi koronavirusi do të “varet” te grimcat PM-10, sidomos te PM-2,5, dhe do të qëndrojë në ajër më shumë se zakonisht. Kemi të bëjmë me një kombinim të keq pasi PM-10 janë grimca fluturuese, dhe kur kombinohen me temperaturën e ulët dhe nivelin e ulët të lagështisë së ajrit shkaktohet efekti i padëshiruar i “stuhisë perfektë”, thotë Ratko Davidovski, specialist i ekologjisë shëndetësore në Qendrën e shëndetit publik të Tetovës për SDK.

Ndryshe, kujtojmë se në Tetovë gjatë vitit 2019 ka pasur vetëm 88 ditë kur ajri ka qenë i pastër, për 120 ditë ajri ka qenë i ndotur mbi të lejuarën kurse për 157 ditët tjera nuk janë shfaqur të dhëna.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button