Nëpër shkolla nga e hëna vendosen masa për mbrojtje nga gripi

Nga e hëna, kur fillon gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Maqedonisë, do të vendosen masa parandaluese për mbrojtje nga gripi sezonal.

Me rekomandim të Komisionit për gripe pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Ministria e Arsimit tashmë ka ndërmarrë hapat e para.

Gripi kulminacionin e vet zakonisht e arrin gjatë muajit shkurt, ndërsa sivjet për këtë mund të “ndihmojë” edhe moti i jo i zakontë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Tani për tani janë evidentuar dy të sëmurë nga grip ii derrave, të cilët gjenden në Klinikën infective, ndërsa është hospitalizuar edhe një i sëmurë nga gripi sezonal. Kompetentët qetësojnë situatën se numri i të sëmurëve sivjet është drastikisht më i vogël se ai i vitit të kaluar në këtë periudhë.

Megjithatë, nga gripi sezonal vetëm gjatë dy javëve të fundit janë sëmurë më shumë se 1.000 njerëz. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button